Covid-19, në Itali regjistrohen 570 viktima dhe 1985 të shëruar në 24 orë. Rreth 17 mijë viktima në SHBA, hapen varre masivë

Sipas të dhënave më të fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në botë është më shumë se 1 milion e 600 000 kurse numri i atyre që kanë humbur jetën është mbi 97 mijë

Në SHBA numri i të vdekurve është rreth 17 mijë kurse numri i të të prekurve nga infeksioni numerohen rreth 467 mijë. Në 24 orët e kaluara, në SHBA u regjstruan 1.783 viktima.

Qyteti i Detroit, kryeqyteti i makinave amerikane, ka kaluar Nju Jorkun për nga shkalla e vdekshmërisë dhe spitalet janë afër kolapsit, për shkak të numrit të madh të njerëzve që mbërrijnë në dhomat e urgjencës shumë prej të cilëve vdesin pa u ndihmuar.

Më shumë se 6.6 milion amerikanë kanë humbur punët e tyre javën e kaluar, duke sjellë në total 16 milion humbje pune në tre javët e fundit pasi pandemia është duke e zhytur ekonominë amerikane në ngërç.

Ish presidenti Barak Obama ka deklaruar se gabimi më i madh që mund të bëjmë sot është dizinformacioni. Ai tha se ishte më e nevojshme se kurrë "tju thuash qartë njerëzve se me çfarë po përballesh" dhe "të ndjekësh këshillat e ekspertëve sa më shumë".

Përkundër numrave të pamëshirshëm të pandemisë në Shtetet e Bashkuara, Presidenti amerikan Donald Trump ende thotë se ai është i sigurt: "Nëse gjithçka shkon ashtu siç shpresojmë, ne do ta rihapim vendin shumë shpejtë”.

Spanja renditet në vendin e dytë përsa i përket situatës pandemike me 153 mijë raste pozitiv nga koronavirusi për një total vdekjesh prej rreth 15 500.

Italia renditet pas Spanjës me më shumë se 143 mijë të infektuar dhe 18 279 vdekje.

Kina ka regjistruar ne 24 orët e fundit 42 raste të reja infeksioni të gjitha të importuara dhe 1 vdekje nga Covid-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:14
Covid-19, në Itali regjistrohen 570 viktima dhe 1985 të shëruar në 24 orë

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 570 viktima nga koronavirusi, 40 më pak  se një ditë më parë, ndërsa dje ishin 610 të vdekur, për një total prej 18 849 viktimash që nga fillimi i epidemisë. Është rritur edhe numri i të shëruarve arriti në 30.455, për një rritje prej 1985 në 24 orë (dje ishin 2099 të shëruar)  Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë kontraktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 147.577 (3951 infeksione të reja të zbuluara në 24 orët e fundit, dje ishin 3836) por testet e tamponit të bëra sot janë 53495.

Sot, 3,497 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 108 më pak se dje. 28242 persona janë shtruar në spital me simptoma, 157 më pak se dje. Kreu i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, Silvio Brusaferro tha se "Fotografia e grafikut të pandemisë konfirmon skenarin e ditëve të kaluara dhe na jep indikacione mbi efektivitetin e masave izoluese"

Brusaferro tha se "Kurba na tregon qartë një situatë rënieje dhe kjo është një shenjë pozitive, por nuk duhet të na lejojë të hedhim ulim vigjilencën”, duke shtuar se "Aksionet e ndërmarra janë të rëndësishme por nuk duhet të mashtrojmë veten se situata është zgjidhur. Masat janë thelbësore për të ruajtur kurbën e infeksionit dhe uljen deri në pragun kur një i infektuar mund të infektojë vetëm një”. Pastaj Brusaferro tregoi ​​disa të dhëna për përhapjen e epidemisë. Sipas tij, mosha mesatare e viktimave të Covid-19 është "rreth 80 vjeç, kryesisht burra dhe me patologji të shumta".

‘Do ti zgjasim masat shtrënguese deri në datën 3 maj, e di që është një vendim i vështirë, por në të njëjtën kohë i domosdoshëm, po marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike që sjell ky vendim’. Kjo ishte deklarata e kryeministrit të Italisë Giuzepe Conte i cili iu drejtua qytetarëve italian. Më pas Conte shtoi, nuk mund ti hedhim poshtë sakrificat e bëra deri tani pasi rrezikojmë të kemi një numër më të lartë të vdekjeve. Kryeministri italian njoftoi se në ditën në vijim do të hapen libraritë, kancelaritë dyqanet për fëmijë, si dhe disa sipërmarrje prodhuese pyjore.

Ora 15:16
Koronavirus hyri në Europë nga Mynihu dhe u përhap përmes kripës

Shpërthimit epidemik që ndodhi në fund të janarit, epidemiologët gjermanë i kanë kushtuar vëmendje obsesive. Jo vetëm përmes pyetësorëve standardë të përgatitur nga OBSH, në të cilat njerëzit që janë identifikuar pozitive nga koronavirusi pyeten se ku kanë qenë dhe me kë janë takuar. Por një hetim i vërtetë policor, i cili bëri të mundur përcaktimin se kush i infektoi gjithë ata njerëz. Si ndodhi infektimi midis pacientit 4 dhe pacientit 5, dy personave që me sa duket nuk kishin takuar kurrë?

Në qytetin e vogël të Stockdorf, afër Mynihut në Gjermani, te ‘shtëpia’ e Grupit Webasto, një kompani automobilistike e pjesëve të këmbimit, ndodhi takimi famëkeq i biznesit, ku një grua pozitive nga Kina infektoi punonjësin e parë, një djalë të ri i cili ishte ulur pranë saj gjatë një takimi në një dhomë kufizuar. Ishte 20 janar. Pas një jave ai u testua pozitiv nga koronavirusi.

Ndërkohë, virusi qarkulloi në kompaninë Webasto duke infektuar 16 persona, sot të gjithë të shëruar. Nga atje infeksioni përhapet në Bavari, pastaj në Itali dhe pjesën tjetër të Europës.

Duke gjurmuar me obsesion zinxhirin e infeksioneve dhe duke testuar të gjitha rastet e dyshuara, ‘shpërthimi bavarez’ ndodhi por rruga e tij mes popullatës ishte bërë një ‘top me fije leshi’, i pamundur për tu zbuluar.

Punë hetimore për të rikonstruktuar ‘udhëtimin’ e koronavirusit nga Stockford për në gjithë Bavarinë dhe më pas në Gjermani,  tregohet në një artikull të botuar në revistën Lancet.

Në botim tregohet se si infeksioni kaloi nga i dyti pozitiv te i treti. Por rruga befas ndalet pas pacientit 4.

Çfarë kontakti ka pasur pacienti 5 me personin tjetër të infektuar?

Me marrjen në pyetje, epidemiologët gjermanë zbulojnë se pacientët 4 dhe 5 të dy kishin drekuar në kantinë e kompanisë më 22 janar. Ata hëngrën në dy tryeza ngjitur dhe në shpinë të njëri tjetrit.

Infeksioni nuk ka gjasa të ndodh në këto kushte.

Por në një moment të caktuar, i nxitur nga pyetjet, njëri prej të dyve kujton se i kishte kërkuar kolegut të tij kripë.

Me duart e tij të kontaminuara, pacienti 4 jo vetëm që i dha kripën pacientit 5 por edhe i transmetoi koronavirusin.

Rrugët e koronavirusit janë delikate dhe të paparashikueshme, por në këtë rast mjekët hetues gjermanë kanë qenë po aq të zgjuar, në mos më të zgjuar se Covid-19.

Ora 14:05
Covid-19-Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali: Mosha mesatare e viktimave rreth 80 vjeç, kryesisht burra me patologji. Alarmi mbetet!

Kreu i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, Silvio Brusaferro tha se "Fotografia e grafikut të pandemisë konfirmon skenarin e ditëve të kaluara dhe na jep indikacione mbi efektivitetin e masave izoluese"

Brusaferro tha se "Kurba na tregon qartë një situatë rënieje dhe kjo është një shenjë pozitive, por nuk duhet të na lejojë të hedhim ulim vigjilencën”, duke shtuar se "Aksionet e ndërmarra janë të rëndësishme por nuk duhet të mashtrojmë veten se situata është zgjidhur. Masat janë thelbësore për të ruajtur kurbën e infeksionit dhe uljen deri në pragun kur një i infektuar mund të infektojë vetëm një”.

Pastaj Brusaferro tregoi ​​disa të dhëna për përhapjen e epidemisë. Sipas tij, mosha mesatare e viktimave të Covid-19 është "rreth 80 vjeç, kryesisht burra dhe me patologji të shumta".

Ora 13:30
Covid-19, rritje e ngadalshme e infeksionit në Francë, Gjermani dhe Spanjë, por masat e izolimit mbeten

Duke arritur pikun famëkeq të pandemisë nga koronavirusi, në shumë vende, numrat mbeten të larta mbi një milion e 600 mijë raste në të gjithë botën dhe mbi 95 mijë vdekje, prandaj  nuk ka ardhur ende koha për të qetësuar masat e kontrollit.

Në Spanjë, Kryeministri Pedro Sanchez tha në parlament se "Të dhënat që kemi janë inkurajuese. Ne kemi arritur pikun e pandemisë dhe shpejt do shohim zbritjen e kurbës por masat e izolimit për momentin nuk do hiqen”.

Spanja ka regjistruar 157 mijë raste pozitiv nga koronavirusi dhe rreth 16 mijë viktima.

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të hënën të zgjasë masat e izolimit social dhe bllokimit të aktiviteteve prodhuese. Ai sot u takua me virologun Didier Raoult i cili po eksperimenton trajtimin e klorokuin-ës te disa pacientë në një klinikë në Marsejë, të sëmurë me Covid-19.

Franca deri tani ka regjistruar rreth 119 mijë raste infeksioni dhe mbi 12 200 vdekje.

Gjermania po përgatitet për një fushatë të gjerë të testeve të tamponit që do të çojë në hartëzimin masiv të popullatës deri në fillim të majit, ndërsa kompania farmaceutike gjermane CureVac do të fillojë provat klinike të vaksinës në muajin qershor.

Për kancelaren Angela Merkel shifrat e fundit mbi përhapjen e virusit janë baza për të shpresuar.

Gjermania deri më tani ka mbi 118 mijë raste të infektimit, 2,607 vdekje, dhe masat e bllokimit do të vazhdojë për momentin deri në 19 prill.

Duhen të paktën një javë tjetër për të arritur kulmin epidemia në Britaninë e Madhe, ku të vdekurit në 24 orët e fundit ishin 900 për një total prej rreth 8000 viktimash kurse numri i rasteve me Covid-19 është në pragun e 66 000.

Lehtësimi i izolimit shoqëror nuk është në tavolinën e qeverisë britanike dhe masat izoluese të shpallura tre javë më parë ‘do mbetet ende në fuqi’,-paralajmëroi Dominic Raab, duke shtuar se ato do të lehtësohen "derisa të kemi prova që kemi kaluar kulmin e epidemisë”.

Ora 12:18
Covid-19-New York, varre masivë për të vdekurit nga koronavirusi (VIDEO)

Ka kaq shumë vdekje nga koronavirusi në shtetin e Nju Jorkut, saqë varrezat nuk mund të pranojnë më për t'u dhënë atyre një varrosje të denjë.

Kështu që autoritetet amerikane kanë zgjedhur varret masive, siç ka ndodhur në të tjera pandemi të tmerrshme të së kaluarës.

Një varr masiv u gërmua në ishullin Hart, në Bronx ku dhjetëra punëtorë u punësuan me kontratë për të gërmuar një varr të madh për ata që humbën jetën për shkak të Covid-19.

Vlerësohet se rreth njëzet trupa në ditë, pesë ditë në javë, janë varrosur përkohësisht në ishullin e largët.

Shteti i New York tani ka një numër më të madh të rasteve të koronavirusit se çdo vend në botë. Buletini amerikan shënon gjithsej 161,807 raste pozitive në shtetin e Nju Jorkut (përfshirë 87.028 në New York City), me një rritje prej mbi 10,000 rasteve në 24 orët e fundit.

Në SHBA numri i të vdekurve është rreth 17 mijë kurse numri i të të prekurve nga infeksioni numerohen rreth 467 mijë. Në 24 orët e kaluara, në SHBA u regjstruan 1.783 viktima.

Ora 12:08
Covid-19, në Itali 107 viktima në rradhët e bluzave të bardha

Në Itali numri i vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit është rritur në 107.

Sipas asaj që raporton Federata Kombëtare e Urdhërit të Kirurgëve dhe Stomatologëve (Fnomceo), viktimat e fundit janë 9 dentistë edhe një mjek i përgjithshëm.

Në numri e përgjithshëm të vdekjeve, 44 janë mjekë të përgjithshëm, 28 infermierë, 6 farmacistë dhe 20 punonjës shëndetësorë.                                     

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 610 viktima nga koronavirusi, 68 më shumë se një ditë më parë, për një total prej 18 279 viktimash që nga fillimi i epidemisë. 

Është rritur edhe numri i të shëruarve, 1979 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 18 279

Numri i të infektuar në 24 orët e fundit është 4204 për një total prej 143 626 të prekurish që nga fillimi i epidemisë

Ora 10:49
Coronavirusi, Italia e blinduar nga Veriu në Jug për Pashkët! 67% e rasteve pozitive asimptomatik (VIDEO-FOTO)

Në prag të Pashkëve Italia do jetë e blinduar nga Veriu në Jug dhe toleranca do të jetë zero për shkelësit e masave të izolimit.

Me mijëra pika të kontrollit policor janë ngritur në autostrada, dronët në qiej ditë e natë do të survejojnë tentativat për eksod në vendet turistike kurse helikopterët do të patrullojnë rrugët dhe autostradat provinciale, me pak fjalë mbikqyrje speciale në të gjitha rajonet.

Në Itali duket se nuk ka ardhur ende koha për të festuar duke e larguar edhe më shumë Fazën 2. Të dhënat e fundit të komunikuara dje nga Mbrojtja Civile përshkruajnë një situatë të qëndrueshme: numri i pacientëve në spital po bie dhe është shtuar numri I të shëruarve. Por nga ana tjetër është rritur edhe numri i rasteve të reja pozitiv nga Covid-19. Më shumë shqetësues është numri i vdekjeve.

Sipas autoriteteve rreth 67% e rasteve pozitive janë asimptomatik apo me fare pak simptoma dhe ndodhen në shtëpi. Kjo demonstron rënien e presionit në spitale dhe në kujdesin intensiv.

Ministria e Shëndetësisë ndërkohë do nis zhvillimin e testeve serologjike në popullatë duke patur parasysh gjininë e popullatës, gjashtë grupmosha, profilet e punës dhe rajonet.

Edhe pse testet serologjike nuk kanë sigurinë e testeve të tamponit ato japin një panoram të qartë për të parë nëse popullata ka krijuar antitrupat mbrojtës nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 610 viktima nga koronavirusi, 68 më shumë se një ditë më parë, për një total prej 18 279 viktimash që nga fillimi i epidemisë. 

Është rritur edhe numri i të shëruarve, 1979 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 18 279

Numri i të infektuar në 24 orët e fundit është 4204 për një total prej 143 626 të prekurish që nga fillimi i epidemisë

Ora 10:23
Covid-19, Britania e Madhe një javë larg pikut regjistron 900 viktima nga infeksioni

Duhen të paktën një javë tjetër për të arritur kulmin epidemia në Britaninë e Madhe, ku të vdekurit në 24 orët e fundit ishin 900 për një total prej rreth 8000 viktimash kurse numri i rasteve me Covid-19 është në pragun e 66 000.

Lehtësimi i izolimit shoqëror nuk është në tavolinën e qeverisë britanike dhe masat izoluese të shpallura tre javë më parë ‘do mbetet ende në fuqi’,-paralajmëroi Dominic Raab, duke shtuar se ato do të lehtësohen "derisa të kemi prova që kemi kaluar kulmin e epidemisë”.

Përsa i përket Kryeministri Boris Johnson, i shtruar me urgjencë në spital të dielën pas rreth 10 ditësh i izoluar në shtëpi nga infeskioni i koronavirusit, dje ka dalë nga terapia intensive pasi gjendja e tij u përmirësua ndjeshëm dhe është zhvendosur në një tjetër repart ku ai do të mbahet në monitorim deri në shërimin e tij".

Ora 10:10
Covid-19-Itali, pas 50 vjet martese, Franca dhe Giuseppe vdesin duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit

Ai duhej të paraqitej për të bërë testin e tamponit por nuk shkoi. Mungesa e Giuseppe-s 85 vjeçar alarmoi nipin e tij i cili punonte si vullnetar pranë Kryqit të Kuq, i cli vrapoi në shtëpinë e xhaxhait të tij në Oltrona di San Mamette, në Itali.

Atje ai gjeti Giuseppe-n dhe Franca-n, 89 vjeçe, duke u përqafuar njëri-tjetrin në tokë.

Ajo kishte tentuar të ngrihej nga shtrati pas disa ditë me ethe dhe e testuar pozitive nga koronavirusi por ishte rrëzuar në tokë kurse Giuseppe, duke mos mundur ta ngrinte ishte përkulur pranë gruas së tij për ta mbajtur ngrohtë.

Nipi thirri urgjencën dhe i çuan të dy në spital, në Repartin e Urgjencës së Sant'Anna në Como, ku mbetën krah për krah njëri tjetrit deri në fund të jetës.

Teksa i vendosën në shtretër por në dhoma të ndryshme, Giuseppe kërkoi që ta vendosnin në krah të Franca-s, dhe prej atij momenti ai lidhi dorën e tij me atë të gruas për të mos u ndarë më kurrë.

Pas 50 vite martese, ata u larguan nga kjo jetë 48 orë nga njëri tjetri.

Gazeta italiane, Il Giornale, shkruan: Dhoma e tyre e urgjencës është bërë dëshmitare e dashurisë së përjetshme.

Ora 09:44
Covid-19, Spanja ka arritur pikun e pandemisë! Belgjika dhe Gjermania testojnë vaksinën në qershor

Spanja ka arritur kulmin e pandemisë dhe procesi i lehtësimit të bllokimit aktual do të fillojë nga dita e hënë. Kjo u nënvizua nga kryeministri i qeverisë spanjolle Pedro Sánchez.

"Ne kemi arritur kulmin dhe de-përshkallëzimi po fillon tani", tha ai duke përmendur megjithatë që kthimi në normalitet do të jetë "gradual" dhe në përputhje me rëndësinë e situatës. Duke filluar nga e hëna e ardhshme, Spanja do të përfundojë atë që quhet mbyllje totale.

"Vdekjet janë në rënie dhe të dhënat janë inkurajuese. Ne jemi afër fillimit të rënies," shtoi Sánchez. Ministria Spanjolle e Shëndetësisë ka raportuar për 683 vdekje në 24 orët e fundit për gjithsej 15,447 viktima. 153,222 janë numri i përgjithshëm i personave të infektuar ndërsa 52.165 persona janë shëruar.

Belgjika dhe Gjermania, testi i vaksinave në qershor

Kompania gjermane CureVac do të fillojë provat klinike të vaksinës në Belgjikë dhe Gjermani në muajin qershor.

Sipas kryetarit të bordit mbikëqyrës të kompanisë, Jean Stéphenne studimet klinike do të fillojnë mbi të rriturit dhe njerëzit e shëndetshëm që nuk janë infektuar. Pastaj vaksina eksperimentale do të injektohet te njerëzit e ekspozuar ndaj virusit dhe në fund te të moshuarit, grupi më i rrezikuar.

Ora 09:10
Covid-19, Eurogrupi paketë financiare prej 500 miliardë euro. Koronabondi ende në diskutim (VIDEO)

Ministrat e financave të BE kanë gjetur gjuhën për një marrëveshje të përbashkët në lidhje me një paketë financare prej 500 miliardë euro për të mbështetur sistemin shëndetësor, ruajtjen e vendeve të punës, likuiditetet për bizneset dhe fondin për një plan ringjalljeje ekonomike në situatën pandemike.

Dokumenti përfundimtar do të diskutohet në tryezën e liderëve të Unionit por modalitetet e financimit të tij mbeten ende të përcaktohen.

Sipas dokumentit të eurogrupit, për kostot e kujdesit shëndetësor do përdoret mundësia e linjës së kreditimit pa kushte e Mekanizmit Europian të Stabilitetit (Mes). “Shtetet kanë detyrimin e vetëm ta përdorin atë për të mbështetur financimin e kostove direkte ose indirekte të kujdesit shëndetësor, trajtimin dhe kostot e parandalimit të lidhura me Covid-19", thuhet në përfundimet e Eurogroupit.

"Linja e kredisë do të jetë e disponueshme deri në fund të emergjencës shëndetësore dhe paskësaj vendet e BE do mbeten të përkushtuara për forcimin e bazave ekonomike, në përputhje me kornizën europiane të mbikëqyrjes fiskale, përfshirë fleksibilitetin".

Në dokument nuk përfshihen eurobondet, pra obligacionet e garantuara nga të gjitha vendet e Eurozonës por aty saktësohet se "Eurogroupi pajtohet të punojë për një Fond të Rimëkëmbjes Ekonomike. Fondi do të jetë i përkohshëm dhe në përpjesëtim me kostot e jashtëzakonshme të krizës sipas shteteve. Liderët e BE në pak ditë do të duhet të diskutojnë mbi aspektet praktike dhe juridike të fondit, burimin e tij të financimit dhe mjetet inovative të financimit, në përputhje me Traktatet e Unionit.

Hipoteza e eurobonove, ose koronabondave, siç janë thirrur edhe në këto ditë krize prej koronavirusit, nuk është gjithsesi e përjashtuar plotësisht për të financuar Planin e Rimëkëmbjes pavarësisht se Holanda dhe Gjermania janë shprehur kundër. Qeveria Holandeze ka kërkuar që ndihma finaciare në suazën e eurobondit të jepet me kushte kurse Kancelarja Merkel deklaroi dje se ekzistojnë mekanizma të tjerë ndihmues pa prekur rregullat e Mekanizmit Europian të Stabilitetit.

Ministri francez i financave tha se nuk duhet humbur për të vendosur mbi koronabondin dhe se këto janë ditët më të rëndësishme për Europën, kurse Ministri i Ekonomisë italiane Roberto Gualtieri deklaroi se "Ne vendosëm bonot europiane në tryezën e bisedimeve, hoqëm kushtëzimet e Mekanizmit Europian të Stabilitetit, do t’i dorëzojmë një propozim ambicioz Këshillit Europian dhe do të luftojmë për ta arritur atë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 10/04/2020 09:09

    DO FLASISH DIKUR…! Tash sa dite Ti tash femije Do mbash mend Dikur te flasish -Jemi izoluar natyrshem Nga Pademia Koronavirues Covid-19. Nuk di Sa do zgjas Permallimi yne Deri ne perqafim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit