Asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 7 raste të reja infeksioni me COVID-19! Arrihen 850 mijë vaksinime

Asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 7 raste të reja infeksioni me COVID-19! Arrihen 850 mijë vaksinime

Infektivi

TIRANË- Situata epidemiologjike në vendin tonë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë viktimë, ndërsa nga 2.692 testime kanë rezultuar pozitivë vetëm 7 qytetarë.

Një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 7 rastet e infeksionit janë identifikuar në këto Bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë dhe 1 në Has.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 18 pacientë, ku 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 143. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.888 që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, Që nga fillimi i pandemisë, numri i personave të infektuar me COVID-19 në vend ka shkuar në 132.476, ndërsa numri viktimave ka shkuar në 2.454.

Pavarësisht numrit shumë të ulët të infeksioneve, Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes, duke i kërkuar qytetarëve që të vijojnë të respektojnë masat anti-COVID që janë në fuqi.

Statistika (16 Qershor 2021)
Raste të reja ditore        7
Të shëruar në 24 orë      9
Të shtruar në spitale      18
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2,962
Testime totale            765,938
Raste pozitive             132,476

Raste të shëruara        129,888
Raste Aktive                  134
Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër       43
Tiranë          41
Berat             15
Durrës          11
Lezhë           6
Elbasan        5
Gjirokastër    4
Korçë           3
Dibër             3
Kukës           2

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Drejt arritjes së objektivit, arrihen 850 mijë vaksinime

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i afatit përfundimtar për të arritur në 1 mln vaksina, deri më tani janë kryer 850 mijë vaksinime në total. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre