Covid19, Monika zbulon “virusin bakterologjik” dhe kërcënimin e makaronave

Covid19, Monika zbulon “virusin bakterologjik” dhe kërcënimin e makaronave

E shfaqur në publik pas një karantinimi të gjatë të kaluar në shtëpi duke hekurosur, Monika Kryemadhi duket më konfuze se kurrë. E intervistuar nga Eni Vasili dhe disa analistë, kryetarja e LSI në më pak se 60 minuta u ngatërrua në qindra kontradikta. Në fillim akuzoi Ramën dhe qeverinë se ka fshehur numrin e vërtetë të të vdekurve nga koronavirusi, pastaj tha se koronavirusi nuk ekziston dhe është vetëm një grip si gjithë të tjerët. E pyetur se përse spitalet e Tiranës atëherë janë bosh, Monika tha se të sëmurët vdesin më parë “sepse policia i bllokon rrugën”. Këtu tejkaloi edhe vetveten, sepse në pak minuta ndryshoi përsëri version duke shpjeguar se në të vërtetë koronavirusi vret kryesisht konsumatorët e kokainës që kanë mushkëri të dobëta. Në këtë pikë akuzoi qeverinë Rama se ka vënë masa shtrënguese të panevojshme.

Duke harruar teorinë e gripit të thjeshtë që sapo tregoi, Monika tha se koronavirusi në të vërtetë është prodhuar në laboratorët kinezë: në këtë mënyrë shpalosi para analistëve të mbetur pa fjalë që koronavirusi eshte nje ''virus sintetik'' dhe jo një “virus bakterologjik”, krijesë e padëgjuar më parë në natyrë, sepse deri tani viruset janë një gjë dhe bakteret një gjë tjetër. Por edhe këtu liderja e LSI (mesa duket e privuar nga mbështetja shkencore e Titit) u ngatërrua, duke këmbëngulur se “për të mposhtur virusin mjaftojnë antibiotikët që janë të kotë kundër baktereve”. Në të vërtetë (siç e dinë të gjithë veç asaj) e vërtetë është e kundërta.

Por nëse do të ishte në qeveri, cila do të ishte receta që Monika do të aplikonte në Shqipëri? Do të hapte çdo gjë, restorante, lokale publike dhe shkolla dhe do të mjaftonte të laheshin duart dhe të mos të konsumohen karbohidrate, se ndryshe do të përfundonim si në Lombardi që “duke ngrënë karbohidrate mëngjes, drekë e darkë – sqaroi – kanë dobësuar sistemin imunitar”, dhe ja pse në Itali ka pasur kaq shumë të vdekur. ''Është ndryshe si ne shqiptarët që hamë mish, pimë raki e hudhra gjithë ditën” tha Monika.

Në fund të ''analizës'' së saj mbi Covid 19, Kryemadhi harroi të saktësojë se 3.6 milion te prekur dhe 250.000 të vdekur në botë janë viktima të kokainës, të gripit të zakonshëm, të “virusit sintentik” (ose ''bakterologjik''?), apo të makaronave.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 14/09/2020 20:50

    Mona doktoresha shkencave te shqyerjes se shaleve. Jepi Mona sharabajga se spyt per viruse ti. Ke fitu imunitet nga gjith ato k... qe ke honger

    Përgjigju
  • Tosi: 06/05/2020 13:20

    O kesaj sharebajge te leshitlikes i rafte salivirusi ne koke jarebi se femer e poshter paska qene, mos e bofte piken e hajrit kjo shore qe ka ikur per leshdhije.

    Përgjigju
  • Petrit Vasil Pedofili: 06/05/2020 12:52

    Po rri moj baxhell e degjeneruar se seshte pune per ty shteti... Mjaft vrave dhe grabite Shqiperine bashke me like dudumin... E shumta qe mund te besh ti eshte te drejtosh nje shtepi publike bashke me Nora bythderren...te mbledhesh te gjithe kurvat e perzgjedhura ne haremin e Jales dhe tja vesh ne dispozicion ceshtjes se leshelise falas ...vetem ashtu ndoshta mund ta mbash ne kembe nje parti te degjeneruar dhe pa moral si leshelija

    Përgjigju
  • shpata: 06/05/2020 07:54

    Ku jeni katandisur qe merreni me Kryemadhin????

    Përgjigju
  • Dauti: 06/05/2020 05:53

    Eshte doktorlesh tjetra, degjoheni.

    Përgjigju
  • Turi: 05/05/2020 21:56

    Si rregull i Bjen se kjo don te qeveris vendin ... po pyka se sju bie, te qeveriset vendi me kyt e me nard noken ma mir te vi sala i 97

    Përgjigju
  • Niku: 05/05/2020 21:19

    Ndaj shkroi leter Eni Vasili kryeministrit qe te leshoje frenat, qe te sjelle idiote si kjo copa e mishit ne studio? Nuk e di duhet te me vije gjynah per Ilir Meten me kete grua qe ka, apo gjynah per shqiptaret qe ju mbetet te degjojne thagma te tilla? Efekt anesor I COVID-19 eshte edhe cmendja nga te ndenjurit ne shtepi.

    Përgjigju
  • Miti: 05/05/2020 19:30

    C'na gjeti c'na gjeti, nje gdhe si kjo dhe ai çorapeleshi te cilit i ngeci si grua drejtojne Shqiperine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë