Covid-19, në Evropë kanë vdekur 170 000 persona më shumë gjatë vitit 2020

Covid-19, në Evropë kanë vdekur 170 000 persona më shumë gjatë vitit 2020

Foto ilustruese

Në bazë të statistikave të fundit të EUROSTAT, vihet theksi në 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian,  këtë vit janë regjistruar 170 mijë vdekje më shumë në periudhën midis Marsit dhe Qershorit krahasuar me mesataren për të njëjtën periudhë në vitet 2016-2019.

Numri më i lartë i vdekjeve shtesë  është regjistruar në Spanjë 48,000, pasuar nga Italia 46,000, Franca 30,000, Gjermania dhe Holanda rreth 10,000 secila.

Në disa pjesë të Evropës, ndryshimi në krahasim me vitet e mëparshme ka qenë shumë i theksuar, ndërsa zona të tjera më të vogla.

Analiza e EUROSTAT tregon se nivelet më të larta të vdekjeve shtesë ndodhën në zonat e Spanjës qendrore dhe Italisë veriore. Krahasuar me numrin mesatar të vdekjeve për vitet 2016 deri në 2019, rritjen më të madhe në numrin e vdekjeve u shënua në Bergamo, me pikun e arritur në javën e 12  me një rritje prej 895%, e ndjekur nga Segovia në Spanjë  me një rritje prej 634% me pikun në javën e 13-të.

21 shtetet e tjera anëtare regjistruan së bashku 25,000 viktima më shumë, me pak diferencë nga vitet e mëparshme.

Kulmi i 36,000 vdekjeve më shumë se mesatarja katër-vjeçare u arrit në javën e fundit të marsit dhe fillimit të prillit, kur pothuajse e gjithë BE-ja ishte në izolim total.

Sipas të dhënave të marra nga zyra e statistikave evropiane, vdekshmëria më e lartë preku burrat në raport me gratë nga marsi deri në fund të Majit, por që nga mesi i qershorit numri i vdekjeve ka qenë ekuivalent për të dyja gjinitë.

Për sa i përket grup moshës, 96% e vdekjeve (161 mijë) përfshihen në grup moshën mbi 70 vjeç, ku personat mbi 90 v, ku personat mbi 90 vjeç ishin goditur më rëndë, pasuar nga grup mosha 80-89 (37%) dhe grup mosha 70-79 ( pak nën 20%).

Shifrat e tepërta të vdekshmërisë janë shumë të vështira për t’u llogaritur, sepse nuk  kanë të shënuare shkakun e vdekjes. Por një nga teoritë më të e hedhura nga ekspertët është se vdekshmëria është rritur për shkak të kolapsit të sistemeve shëndetësore në shumë rajone.

Ndërkohë, BE po perfeksionon strategjinë e vet të koordinimit për të përballuar valën e dytë të Covid-19.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët