COVID-19 në Kosovë, 277 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 277 persona dhe janë raportuar 14 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është ulur, ndërsa ai i viktimave është rritur. Ditën e djeshme u regjistruar 364 raste të reja me COVID-19 dhe humbën jetën 11 persona.

Numri i peronave të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 411 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Ferizaj 32 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Pejë 20 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 11 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit, Obiliq, Shtime, Shtërpcë dhe Suharekë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (66 vjeç), Shtime 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (83 vjeç).

Numri total i infektimeve me COVID-19 ka shkuar 101.794, ndërkohë që ai i viktimave është 2.086 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar më 28 mars kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.

Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet ishin mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh janë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.

Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.

Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.

Disa ditë më parë në vend ka nisur vaksinimi i personave mbi 85-vjeç në të gjithë vendin.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Frrok Çupi: Dikush ka vjedhur kullën e sahatit