Rriten shifrat e COVID-19 në Shqipëri, 887 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit! Infektohet ambasadori Soreca dhe Jozefina Topalli

Rriten shifrat e COVID-19 në Shqipëri, 887 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit! Infektohet ambasadori Soreca dhe Jozefina Topalli

Jozefina Topalli dhe Luigi Soreca

Gjatë 24 orërve të fundit në vendin tonë janë shënuar nga COVID-19 887 raste të reja dhe 11 viktima. Nga 3891 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 887 qytetarë të identifikuar në këto bashki: 330 raste në Tiranë, 56 raste në Durrës, 55 raste në Vlorë, 43 raste në Lushnje, 38 raste në Fier, 34 raste në Elbasan, 23 raste në Berat, 21 raste në Kurbin, 19 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Krujë, Lezhë, 16 raste në Kamëz, 14 raste në Mallakastër dhe Gramsh, 13 raste në Kukës, 12 raste në Gjirokastër, Sarandë, 11 raste në Kuçovë, 10 raste në Librazhd, 8 raste në Pogradec, 7 raste në Mirditë, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak, 6 raste në Mat, Divjakë, Dibër, Skrapar, 5 raste në Patos, 4 raste në Korçë, Has, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Vorë, 3 raste në Rrogozhinë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Tepelenë, Belsh, Prrenjas, Bulqizë, Himarë, Klos, 1 rast në Devoll, Selenicë, Rroskovec, Cërrik, Këlcyrë, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54-86 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 292 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,906 që nga fillimi i epidemisë.  

COVID-19 – Statistika (28 Janar 2021)
Raste të reja ditore        887
Të shëruar në 24 orë     523
Të shtruar në spitale     292
Humbje jete në 24 orë   11
Testime ditore              3891
Testime totale            347,724
Raste pozitive             75,454
Raste të shëruara       45,906
Raste Aktive                28,198
Humbje jete                 1350

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë     16336
Fier      2154
Durrës      1547
Shkodër  1380
Elbasan  1263
Vlorë       1204
Lezhë    1029
Korçë    912
Berat      917
Gjirokastër 567
Dibër      442
Kukës     447

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Jozefina Topalli infektohet me koronavirus

1610731516_1608286337topalli.jpg

Kryetarja e "Lëvizjes për Ndryshim", Jozefina Topalli është infektuar me koronavirus.

Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht po vijon trajtimin.

Topalli është vetëizoluar në banesë.

Ora 18:19
Luigi Soreca rezulton pozitiv me COVID: Jam në gjendje të mirë, jam izoluar me familjen

1602160274_sorecafoto.jpg

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka rezultuar pozitivë me koronavirus. Është vetë ai që e ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes një postimi në Twitter.

Soreca shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore teksa është izoluar së bashku me familjen.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joni: 29/01/2021 18:34

    AMAN SE MOS I NGEL HATRI DHE SALIUT,,INFEKTOJENI DHE ATE,,,SE KANE QENE BASHKE PERHERE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit