COVID-19 në Shqipëri, ulet numri i rasteve, 108 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orë (VIDEO)

Këtë të shtunë (26 shtator) është shënuar e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit jan kryer 811 testime prej të cilave 108 kanë rezultuar pozitiv.

Të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona - 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në  Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 2 persona të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 375. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi,  me sëmundje bashkëshoqëruese.

Të shëruar - 88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Situata në spitalet COVID paraqitet e njëjtë ku aktualisht janë të shtruar 179 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

COVID-19 – Statistika (26 Shtator 2020)

Testime totale              84722

Raste pozitive              13153

Raste të shëruara         7397

Raste Aktive                  5381

Humbje jete 375  (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2658

Durrës         590

Shkodër      381

Elbasan       309

Lezhë         295

Fier             259

Korçë         246

Vlorë           204

Kukës          155

Berat           112

Dibër            96

Gjirokastër    76

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale