COVID-19 ngadalëson edhe rindërtimin! Përdoret vetëm 52% e fondit të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit

Për shkak të problemeve nga pandemia e COVID -19 edhe në projektet e rindërtimit, jo të gjitha fondet e dhëna për të, janë vënë në punë brenda kohës së duhur.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 janë përdorur vetëm 134.8 milionë euro nga 260 milionë euro që ishte fondi i parashikuar nga buxheti i shtetit për tu shpenzuar në projekte në 2020. Pra janë më shumë se 125 milionë euro që nuk janë shfrytëzuar, praktikisht është vënë në projekte rreth 52% e buxhetit total.

Por ashtu siç edhe më herët është deklaruar nga ministrja e Financave dhe ministri i Rindërtimit, kjo vlerë e pashpenzuar automatikisht i kalon fondit të rindërtimit nga buxheti i shtetit që është përcaktuar për këtë vit. Për vitin 2021 fondi i rindërtimit është 227.5 milionë euro, i shtohet edhe shuma e mbetur nga viti i kaluar, për rindërtimin këtë vit pritet të përdoren 352.5 milionë euro.

Procesi i rindërtimit nuk u pengua vetëm nga pandemia, por disa herë edhe procedurat tenderuese të hapura nga njësitë zbatuese, u anuluan për shkak se kompanitë nuk plotësonin kriteret e vendosura në tendera.

Nga ana tjetër vështirësi janë hasur edhe në përzgjedhjen e zonave ku do ndërtohej, për të eliminuar vështirësitë e terrenit malor. Në nëntor të 2020 ishte vetë ministri Ahmetaj që tha se 260 banesa nuk ndërtoheshin për shkak të terrenit të vështirë, dhe familjeve do u jepeshin para në dorë.

Ndërsa sa i takon fondit të donatorëve deri në fund të 2020 janë vënë në zbatim 289.5 mln euro grante, ndërsa disa kredi ishin në proces negocimi. Rindërtimi i gjithë vendit pritet të përmbyllet përfundimisht në vitin 2022.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë

Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë