COVID-19, nisin punën 60 infermierët shqiptarë në Itali, në zonat ku ka më shumë nevojë

COVID-19, nisin punën 60 infermierët shqiptarë në Itali, në zonat ku ka më shumë nevojë

60 infermierët shqiptarë të cilët u nisën në Itali për t’i ardhur në ndihmë kolegëve të tyre italianë kanë nisur punën në zonën e Marche. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka njoftuar se tashmë infermierët shqiptarë do të jenë në ndihmë të pacientëve italianë që po trajtohen pas infektimit nga COVID-19.

"Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vështira, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19. Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë” përfundon mesazhi Manastirliut.

Grupi i 60 infermierëve shqiptarë i nisur 3 ditë parë, i bashkohet grupit me rreth 30 mjekë dhe infermierë të nisur në datën 28 Mars, ku shprehën dëshirën për të ndihmuar Italinë fqinjë në këto kohë të vështira pandemie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njerezit me te Nderuar qe po Njehe Shqiperia...: 23/04/2020 20:32

    Krenari krenari askush nuk mund tju zevendesoje me kete Emision qe nderoni veten,Familien por dhe neve qe Ju lexojme .. Zoti me Juve qofte .

    Përgjigju
    • Alfabeti: 23/04/2020 22:08

      Fatkeqesi qe vota ime dhe e disa shqiptareve te tjere eshte e njejte me qenie pa tru si ti dhe prandaj vuajme ne shqiptaret.Mision quhet ajo qe po kryejne keta djem e vajza jo emision o analfabet.Me 99% je nga zona e pare operative dhe je drejtor diku ku behet shuuume leke .

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë