'COVID-19 nuk ekziston', të rinjtë shqiptarë të pakujdesshëm në grumbuj në lokale nate, Ministria e Shëndetësisë 'harron' gjobat dhe kontrollet

'COVID-19 nuk ekziston', të rinjtë shqiptarë të pakujdesshëm në grumbuj në lokale nate, Ministria e Shëndetësisë 'harron' gjobat dhe kontrollet

Festat në klubet e natës dhe argëtimet në grumbull të të rinjve janë të ndaluara në këtë periudhë pandemie, por duket se ky rregull ka rënë në vesh të shurdhër jo vetëm të rinisë shqiptare, por dhe bizneseve që organizojnë festa të tilla pa leje dhe thyejnë në mënyrë të hapur protokollet e sigurisë të masave anti-covid.

'Trimëria' e rinisë kundrejt këtij virusi në fakt tregon hapur papërgjegjshmërinë e madhe jo vetëm ndaj shëndetit dhe jetës së tyre, por dhe jetës së familjarëve dhe të gjithë shoqërisë duke rrezikuar që virusi të ketë një përhapje edhe më të gjerë dhe fatkeqësisht edhe shtim të viktima si pasojë e COVID-19.

Argëtimi dhe festat në lokale deri në orët e vona të natës, në grumbull dhe pas asnjë lloj distancimi fizik dhe mbajtje të maskës mbrojtëse po 'reklamohet' nga vetë të rinjtë duke publikuar fotot në rrjetet sociale, ndërsa heshtja dhe mbylljeve e syve para këtij fenomeni e Ministrisë së Shëndetësisë dhe autoriteteve përkatëse për monitorimin dhe respektimin e masave anti-covid është edhe më e rëndë.

Në lidhje me këto aktivitete të palejuara ende në vendin tonë, jo vetëm nuk merren masa për mbylljen dhe shmangien e tyre, por dhe gjobat duket se ekzistojnë vetëm në letër, pasi në praktikë "virusi duket se nuk ekziston për askënd".

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • No name: 11/07/2020 05:17

    Jua bofte zoti hallall.

    Përgjigju
  • Tirona: 10/07/2020 19:12

    Dhe medja na ankohet se ne shqiperi rinia eshte e pa pune,ku i gjejne te ardhurat keta te rijne qe cdo nate rrine neper lokale se po te ishin te pa pune nuk do ta kishin sansin te argetonin per dite duke konsumuar pije alkolike apo jo alkolike, oh me falni, keta konsumojne kursimet e prinderve qe disa i kane vene me djersen e ballit dhe disa me djersen e .... Ne vendet e BE si dhe ne SHBA te rijnte nuk mbajne mend qe argetimet e tyre neper lokale apo party te kene perdorur te ardhurat e prinderve te tyre.

    Përgjigju
  • Tope: 10/07/2020 18:04

    Shpresoj ti zere virusi sa me shpejt ne fyt keta parazite qe shesin pordhe me parate e krimit ose korrupsioni te mamit dhe babit

    Përgjigju
  • virusi: 10/07/2020 17:43

    Kto "trima" qe i sheshish pordhe Virusit do te vije nje dite qe do ti paguajne nje gjobe te majme Kovid-19 .......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)