Nuk ndali dasmat pavarësisht dy gjobave dhe pezullimit të aktivitetit, në pranga pronari lokalit në Durrës, i arrestuari i parë për thyerje të masave anti-covid

Një 52-vjeçar, pronar i një lokali në Durrës, është arrestuar pasi ka shkelur në mënyrë të përsëritur masat anti-covid,  duke organizuar dasma në ambientet e aktivitetit të tij. Ky është i arrestuari i parë që ndodh në kuadër të zbatimit të ndryshimeve në Kodin Penal për parandalimin e COVID-19, i cili prej 4 muajsh kishte zbatim vetëm në letër.

52-vjeçari S.P., është gjobitur dy herë me nga 1 000 000 lekë  si dhe i ishte pezulluar aktiviteti për 6 muaj, por sërish nuk është bindur që masat anti-covid duheshin zbatuar duke vijuar të organizonte sërish dasma.

Gjatë kontrollit të policisë, edhe pse aktiviteti i tij ishte i pezulluar, ai është gjetur duke organizuar sërish ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Shkelja e përsëritur e protokolleve të sigurisë ka bërë që 52-vjeçari të arrestohet në  flagrancë.

Për rrezikshmërinë e virusit dhe zbatimin e detyrueshme të protokolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19 duket se ka ende persona të pandërgjegjësuar, që vijojnë të mos zbatojnë rregullat pavarësisht paralajmërimeve dhe gjobave të vendosura.

Në vendin tonë shifrat e të infektuarve me COVID-19 vijojnë të jetë të larta ku një ditë më parë u shënuan 6 humbje jete dhe 135 raste të reja.

Ndërsa deri më tani kishim vendosjen e masave në kuadër të aktit normativ, pavarsisht shkeljes në mënyrë të përsëritur, tashmë kush shkel masat anti covid do të përballet me një vepër penale të parashikuar në kodin penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë