COVID-19 në Shqipëri/ 15 persona të tjerë të shëruar, Rama: Lajm i mirë

COVID-19 në Shqipëri/ 15 persona të tjerë të shëruar, Rama: Lajm i mirë

15 persona të tjerë të infektuar me koronavirus janë shëruar gjatë ditës së sotme duke çuar në 131 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri.

Lajmi i mirë bëhet me dije nga kryeministri Rama, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan: “Lajm i mirë, 15 të shëruar sot”.

Kujtojmë se, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 175 persona të dyshuar me koronavirus, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 16 raste të reja, duke çuar në total numrin e të prekurve në 377. Një lajm tjetër i mirë është se mbi 30% e të infektuarve në vend kanë fituar betejën me këtë virus vdekjeprurës, duke çuar në 131 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Ndërkaq, deri tani shkon në 22 numri i personave të cilët kanë humbur betejën me këtë sëmundje. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet