COVID-19, pagesa e biznesit të vogël/ Tabaku: Nuk mbahen te vetëpunësuarit e vegjël me fjalë e thërrime!

COVID-19, pagesa e biznesit të vogël/ Tabaku: Nuk mbahen te vetëpunësuarit e vegjël me fjalë e thërrime!

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me pagën që do të marrin një pjesë e bizneseve që do të mbajnë biznesin hapur.

Ajo është shprehur se vetëm për të paguar qiranë, dritat, ujë, paga, sigurime, taksat vendore dhe ato qendrore i duhen 256 mijë lekë në muaj një biznesi të vogël.

Gjithashtu shtoi se nga kjo pagesë do të mund të përfitojnë vetëm 1 në 3 biznese të vogla, 70 mijë të tilla, janë përjashtuar nga çdo lloj ndihme.

Postimi i Tabakut

Nuk mund të mbahen te vetëpunësuarit e vegjel me fjalë dhe me thërrime!

A i mjaftojnë 26 mijë lekë në muaj për një të vetëpunësuar që të mbajë biznesin hapur???

Lexojeni përgjigjen më poshtë te tabela e kostove që ka një biznes i vogël: Vetëm për të paguar qiranë, dritat, ujë, paga, sigurime, taksat vendore dhe ato qendrore i duhen 256 mijë lekë në muaj. Pra, qeveria do t’i kompensojë të vetëpunësuarit me një vlerë të papërfillshme në raport me shpenzimet.

Vlera prej 14 mln lekësh që ka parashikuar qeveria, me një pagesë prej 26 mijë lekë/muaj për 30 mijë të vetëpunësuar, është e pamjaftueshme. Ata që do të përfitojnë nga kjo vlerë nuk mund të paguajnë as detyrimet ndaj qeverisë. Pa u mbetur asgjë për veten e tyre në fund të muajit.

Dhe nga kjo pagesë do të mund të përfitojnë VETËM 1 në 3 biznese të vogla! Shumica e bizneseve të vogla, 70 mijë të tilla, janë PËRJASHTUAR nga çdo lloj ndihme!

Kur vendet fqinje kanë disbursuar miliona, qeveria shqiptare duhet të ndalë menjëherë pagesën prej 120 mln eurosh për oligarkët, të ndalë tenderat abuzivë dhe të pakuptimtë për këtë gjendje që ndodhemi. Çdo qindarkë duhet të shkojë për shëndetin, për qytetarët pa të ardhura dhe bizneset që rrezikojnë falimentimin në masë. Koha nuk pret.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 31/03/2020 21:42

    Je bo b**ell me keq se miss Albana Vokshi

    Përgjigju
  • BABAJ HAJDUT: 31/03/2020 20:31

    Babaj jot su mbajt me thërime po vodhi sa plasi nga breg grisur i komonizmit u bë miljoner me partin tënde fundërrin pd. Prandaj ti del e lef pa pushim se ke koh që s'ke vjedh gjo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje