COVID-19/ Pampuri: Sistemi shëndetësor i mbingarkuar, riskon të lerë pas dore pacientët kronikë

COVID-19/ Pampuri: Sistemi shëndetësor i mbingarkuar, riskon të lerë pas dore pacientët kronikë

Ish deputetja e PD-së, Oriola Pampuri teksa i referohet një raporti të fundit të OKB, thotë se sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të mbingarkohet nga pandemia covid-19 dhe si pasojë riskon të lërë pasdore pacientët kronikë me sëmundje të tjera të kurueshme.

Pampuri akuzon qeverinë duke theksuar se “Shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri listohen ndër më të ulëtat ndër vendet e Europës juglindore, rreth 2.97%.” 

Ish deputetja shkruan në rrjetet sociale se sistemi shëndetësor në vendin tonë ka hyrë në kolaps, ndërsa problem mbetet numri i ulët i mjekëve për numër banorësh.

 “Me një buxhet të cunguar, me një keqmenaxhim dhe abuzim të fondeve me koncensionet e dështuara në shërbime, por në dobi vetëm të xhepave të oligarkëve, sistemi ka hyrë në kolaps”, shkruan ish deputetja e cila akuzon qeverinë edhe për koncensionet në shendetësi.

Deklarata e plotë e Oriola Pampurit

Sistemi shëndetësor shqiptar mund të tejngarkohet nga covid 19, e kjo të bëhet shkak për të anashkaluar pacientët me sëmundje të tjera, jeta e të cilëve mund të vihet më shumë në rrezik se ata të prekur nga Covid 19.

‘Organizata e Kombeve të bashkuara në një raport të fundit për planin e përgjigjes për rimëkëmbjen ekonomike ndaj Covid 19 ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor në vend rrezikon të mbingarkohet nga pandemia e Covid 19 dhe kjo mund të bëjë që të ulet vëmendja ndaj sëmundjeve të parandalueshme, dhe të trajtueshme, c’ka mund të përbëjë risk për jetën e qytetarëve. Sistemi shëndetësor mund të tejngarkohet për shkak të Covid 19 nëse nuk mbështetet sic duhet dhe nëse situata precipiton atëherë do të krijohej kaos c’ka do të rëndonte në kurriz të qytetarëve dhe shëndetit të tyre, deri në riskim të jetës’. (cit. Revista Monitor)

Shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri listohen ndër më të ulëtat ndër vendet e Europës juglindore, rreth 2.97%.

Me një buxhet të cunguar, me një keqmenaxhim dhe abuzim të fondeve me koncensionet e dështuara në shërbime, por në dobi vetëm të xhepave të oligarkëve, sistemi ka hyrë në kolaps.

• Sa laboratorë janë vënë në shërbim të Pandemisë?

• Sa aparatura ECMO janë blerë? ASNJË…..Një e tillë kushton përafërsisht 72.000 $ dhe nëse qeveria do të blinte 10 të tilla do të kushtonin vetëm 720.000$, por nuk e ka bërë deri tani një gjë të tillë, duke I privuar një aparaturë jetësore të prekurve në gjëndje të renduar nga Covid19. Kjo është dhe një nga arsyet përse marrin charterin për të qënë më të sigurt në spitalet jashtë shtetit, ndoshta për të kursyer më shumë para nga ato që iu morën shqiptarëve me koncensione që ofrojnë shërbime fantazmë. Mendoni sa paisje të domosdoshme për këtë situatë përfshi këtu edhe ECMO do të ishin blerë me vetëm cerekun e 54 milion eurove të koncensionit të check up?

Sa aparatura respiratore jane? Sa nevojiten?

Dhe shume mangesi te tjera, te cilat plotesojne puzzle-in, per te krijuar kaos dhe konfuzion.

Shqipëria renditet ne vendet me numrin më të vogël të mjekëve për banorë, 1,1 mjekë për 1000 banorë, kjo një shifër qesharake krahasuar dhe me nevojat e qytetarëve e sidomos përballë nevojave me të cilat ato po përballen për shkak të Covid 19. Me një shërbim urgjence në kaos, c'ka u vërtetua dhe nga qytetarët vetë këto muaj dhe me një numër të vogël të mjekëve të parësorit, përballimi I pandemisë dhe trajtimit dhe ndjekjeve të sëmundjeve kronike bëhet akoma më I vështirë. Përballë një personeli shëndetësor të pambrojtur, të cilëve shpesh u duhet të trajtojnë edhe në shtëpi të prekurit nga Covid19, numri I të cilëve është I konsiderueshëm, që marrin apo duhet të marrin mjekimin në shtëpi, duhet të marrin konsulta të vazhdueshme, njëkohësisht me ta edhe të sëmurët kronikë, c’ka e vështirëson më shumë situatën për të dyja palët. Shpesh për shkak të mungesës së një protokolli për të hyrë në klinika apo spitale, pra të bërit të tamponit të pacientëve, familjarëve dhe rregullisht mjekëve, me qëllim rritjen e sigurisë për mjekët dhe pacientët gjithashtu, shpesh shumë të sëmurë kronikë evitojnë kontrolle e vizita, c’ka vë në rrezik përkeqësimin e gjëndjes së tyre shëndetësore deri duke u rrezikuar jetën.

Ndërkohë Shqipëria ka luksin dhe vijon ta ketë që koncensionet të mos I anulojë edhe pse përballë një situate të vështirë të shkaktuar nga pandemia, madje në vijim të marrëzive,  vijon me to sic eshtë edhe rasti I laboratorit në QSUT ku 73 mjekë e personel tjetër shëndetësor dalin të papunë për shkak se koncensionari do të vijojë punën pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë edhe në këtë fazë kritike ku ndodhet sistemi, I cili duhet të jetë I detyruar të shfrytëzojë të gjitha kapacitetet e tij për t’I ardhur në ndhmë pandemisë, por me këtë buxhet të cunguar po funksionon si të jetë një system post lufte, ku zhvendosen shërbime për t’ia vënë hapësirat në dispozicion të prekurve nga covid 19, duke I degdisur mjekë,  e staf mjekësor sa nga njëri spital në tjetrin, duke shkaktuar kaos për stafin mjekësor dhe pacientët kryesisht. E duke lënë të kycur godina të cilat sa herë nuk kanë asnjë lajm për shoë, shkojnë e merren me to duke I inauguruar e duke na I përcjellë si histori suksesi, por që menjëherë pas propagandës u vihet kyci, pasi nuk kanë as staf e as paisjet e domosdoshme logjistike.

Shëndetësia tashmë është në kaos, prej 7 vitesh u dëmtua rëndë nga dilentantët dhe abuzuesit e pashpirt të cilët përvec shpërdorimit dhe abuzimit me fondet, që pasuruan oligarkët e Edi Ramës, nuk menduan  për asgjë tjetër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiranasi: 11/08/2020 03:43

    Moj Oriola Pampuri si ma ke Tezen Vilmanushi Koncenarjen e PPP nga Coviti ? Kjo doktoresha Pdeistja ish Deputetja e PD ta dini o Popull Orjola Pampuri e ka kushurire te aferme Nuk meret me konceksionet e PPP se Vilmanushit se e ka njeriun e vet por meret si eksperte Shendetesije duke ulur poshte punen qe bejne Doktoret dhe infemjeret ne ekranet me konferenca Shiko moj debile po te kishe tru ti nuk e lije Bluzen e bardhe te doktoreshes me qe thua dhe e mban vehten si Eksperte ne fushen e Mjeksise dhe te behesh Deputete

    Përgjigju
  • Lavdosh: 10/08/2020 22:47

    covid19 ka vene ne gjunje sisteme shendetesore ne vende shume me te pasura se Shqiperia A mund te pergjigjet kjo zonja dy pyetjeve: - si ishte sherbimi shendetesor kur PD ishte ne pushtet? A eshte shume here me i mire sot? - cilat nga vendet Europiane nuk jane ndikuar nga covid19? Shikoni ~Italine, sherbimet spitalore u ngadalesuan dhe ju dha prioritet covid19

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet