COVID-19/ Mbërrijnë në Rinas 208, 000 vaksina të Sinovac dhe 8190 doza të Pfizer! Manastirliu: Në total kemi marrë mbi 700 mijë vaksina

TIRANË- Ndërsa procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, 208 mijë doza të tjera vaksinash AstraZeneca dhe 8190 doza të Pfizer kanë mbërritur. Ministrja Ogerta Manastriliu tha se në total deri më tani janë marrë mbi 700 mijë vaksina.

“208 mijë vaksina sapo kanë mbërritur. Kemi përfunduar gjithë lëvrimin e kësaj vaksine duke siguruar 500 mijë doza vaksine, nga fillimi kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur këtu. Po vijojmë me intensitet. Do vijnë edhe 8190 doza që do vijnë sot, përmbushim objektivin 500 mijë vaksinime deri në maj”, tha ministrja.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme mbërritën në vend 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë, pas 48000 dozave që mbërritën të shtunën nëpërmjet mekanizmit "COVAX". Aktualisht janë rreth 490 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri, ndërsa priten mbi 200 mijë vaksina të tjera në ditët në vijim.  

Numri total i të vaksinuarve në vend ka shkuar në 332,905, ndërsa synimi është që të arrihet objektivi prej 500 mijë persona të vaksinuar deri në fund të majit.  Vaksinimi masiv po vijon me të moshuarit mbi 60 vjeç ku prioritet kanë të sëmurët kronik, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, operatorët turistik punonjësit e rendit dhe punonjës të medias. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Mbërrijnë në Rinas 8190 doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në Rinas 8190 doza të vaksinës Pfizer.

“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur  703,550 doza vaksinash në vend. Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, njofton Manastirliu.

Ora 15:45
Mbërrijnë 208, 000 vaksina të Sinovac, Manastirliu: Nga fillimi kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur

Kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, 208 mijë vaksina sinovac, si pjesë e kontratës së nënshkruar me kompanisë. Ministrja Ogerta Manastriliu tha se në total deri më tani janë marrë mbi 700 mijë vaksina. Ndërkohë në mbrëmje pritet të mbërrijnë edhe 8190 doza të Pfizer

“208 mijë vaksina sapo kanë mbërritur. Kemi përfunduar gjithë lëvrimin e kësaj vaksine duke siguruar 500 mijë doza vaksine, nga fillimi kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur këtu. Po vijojmë me intensitet. Do vijnë edhe 8190 doza që do vijnë sot, përmbushim objektivin 500 mijë vaksinime deri në maj”, tha ministrja.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për korrupsion

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për korrupsion