COVID-19/ Bankat shtrëngojnë kushtet e kreditimit për bizneset dhe individët, shkak pasiguria

Pandemi globale COVID-19, ka prekur pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë, përfshirë edhe sektorin bankar. Bankat e nivelit të dytë përveçse kanë pranuar moratoriumin për shtyrjen e pagesës së kësteve të kredisë për bizneset dhe individët që kanë vështirësi për të paguar për shkak të pandemisë, nga ana tjetër kanë vështirësuar kushtet për të marrë kredi.

Si kanë reaguar bankat e nivelit të dytë ndaj pandemisë së krijuar nga COVID-19, dhe ndaj kërkesave për kredi?

Sipas Bankës së Shqipërisë menjëherë pas përhapjes së infeksionit COVID edhe në vendin tonë, bankat kanë rritur kërkesat ndaj bizneseve që kanë kërkuar kredi. Po ashtu bankat kanë reduktuar edhe madhësinë e kredisë së dhënë, për shkak të pasigurisë së krijuar dhe frikës nëse bizneset do të mund të kthejnë kredinë nëse hasin në vështirësi financiare. Një masë tjetër që kanë ndërmarrë bankat në këtë situatë është edhe ulja e maturitetit maksimal të kredisë së dhënë për bizneset në tremujorin e parë të vitit 2020.

Banka qendrore vlerëson se i vetmi faktor me ndikim pozitiv në kushtet e kreditimit është raportuar tek heqja e komisioneve të aplikuara mbi kreditë. Ndërsa ndaj individëve bankat kanë rritur komisionet dhe kanë reduktuar madhësinë e kredisë së dhënë për individët.

Përveç shtangimit të kushteve Banka e Shqipërisë thotë se përveç efektit të pasigurisë që ekziston tashmë tek bankat, pandemia mund të ketë edhe pasoja më të forta pasi mund të shkaktojë shtrëngim më të fortë të kushteve të kreditimit të diktuara nga bankat mëma për një pjesë të bankave me kapital të huaj në Shqipëri

Ndërkohë në tremujorin e parë rënia më e madhe e kredisë së dhënë ka qenë kryesisht tek biznesi i madh, ndërsa tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka pasur një përmirësim të kreditimit. Por gjatë kësaj periudhe jo vetëm bankat kanë shtrënguar kushtet por edhe kërkesa e klientëve për kredi është reduktuar.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqif Kopertoni: 15/05/2020 17:21

    Hahahahah, po i gjati me Sejkon sikur thane te kunderten.Barsaleta me rilindje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK