COVID-19/ Shkolla private u mbyll para urdhrit të ministrisë, Prokuroria e Tiranës nuk i vë në hetim (ARSYET)

COVID-19/ Shkolla private u mbyll para urdhrit të ministrisë, Prokuroria e Tiranës nuk i vë në hetim (ARSYET)

Megjithëse policia e Tiranës referoi një material voluminoz për akuzën e “Përhapjes së panikut”, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të mos fillojë asnjë hetim për shkollën “Udha e Shkronjave” në Tiranë. Kjo shkollë private ishte ndër të parat që vendosi të pezullojë aktivitetin mësimor, por që shumë shpejt u përball me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, duke i hequr licenca. Vendimi për mbylljen e shkollës private u mor sapo në Shqipëri u konfirmua pacienti zero me “COVID-19”, kur ende nuk kishte dalë urdhri nga Ministria e Arsimit për pezullimin e të gjitha proceseve mësimore në publik e privat.

Ndërkohë nga ana tjetër policia e Tiranës urdhëroi nisjen e një hetimi për akuzën e “Përhapjes së informacioneve të rreme që ngjallin panikut”, duke referuar në prokurori, material hetimor për administratorin e kësaj shkolle.

Por një muaj pas administrimit të materialit të policisë së Tiranës, prokuroria e Tiranës ka vendosur të mos fillojë asnjë hetim penal për shkollën private “Udha e Shkronjave”, me argumentin se ky institucion privat nuk kishte kryer asnjë shkelje penale.

“Qëllimi i vendimit të mbylljes së shkollës, nuk ka qenë përhapja e panikut por ndërgjegjësimi i asaj mase prindërish, fëmijët e të cilëve studiojnë në këto ambiente për të shmangur në të ardhmen pasojat e padëshiruara si dhe tek e fundit dhe përgjegjësinë e tyre si institucion”, - thotë prokuroria e Tiranës në vendimin për mos fillimin e hetimeve.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leon: 17/04/2020 14:55

    Bravo prokuroria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës