Lufta ndaj COVID-19, Rama jep lajmin e mirë: Shqipëria arrin 600 mijë vaksinime! Kalohen prishtmëritë

Lufta ndaj COVID-19, Rama jep lajmin e mirë: Shqipëria arrin 600 mijë vaksinime! Kalohen prishtmëritë

Kryeministri Edi Rama

Shqipëria ka kaluar çdo pritshmëri duke arritur shifrën e 600 mijë vaksinimeve në të gjithë vendin që nga fillimi i fushatës "Shqipëria Buzëqesh", përpara fundit të majit.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale. Objektivi i 500.000 vaksinimeve anti COVID, është arritur më 2 maj, 29 ditë para afatit të vendosur si synim nga qeveria. Ky objektiv ishte vendosur të arrihej në fund të muajit maj, por ende jemi në fillim të muajit dhe deri më tani janë bërë 600 mijë vaksinime duke kaluar çdo pritshmëri.

Në Shqipëri po vijon vaksinimi i qytetarëve sipas grupeve me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V. Fushata e vaksinimit në vendin tonë ka nisur që prej javëve të para të Janarit të këtij viti. Kurse vaksinimi masiv vijon prej më shumë se një muaji dhe efektet janë ndjerë ndjeshmë, pasi kemi pasur ulje të numrit të infeksioneve ditore dhe vdekjeve.

24 orët e fundit e ka humbur betejën me COVID vetëm një qytetar. Edhe rastet ditore kanë ardhur duke u ulur ndjeshëm. Këtë të dielë ministria e Shëndetësisë ka raportuar vetëm 57 raste të reja për 24 orë. I lartë ka qenë edhe numri i qytetarëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 që është 963. Qytetet më të prekura sa i përket numrit të rasteve të reja me COVID janë Tirana në të cilën janë raportuar 14 raste, më pas Korça me 6, Devolli me 5, Lushnje dhe Vlorë me 4. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim