Covid-19, shqiptarët vijonë të thyejne masat, gjobiten 262 qytetarë, 41 drejtuesh mjetesh dhe 5 pronarë lokalesh (VIDEO)

Një pjesë e shqiptarëve vijojnë ende të injorojnë masat e kërkuara nga policia e shtetit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ku në 24 orët e fundit u gjobitën me 10.000 lëkë 262 këmbësorë të cilët lëvizinin pa ndonjë arsye apo emergjencë përtej orarit të lëjuar.

Gjithashtu, u ndëshkuan me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 6 qytetarë, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Ndërsa u arrestuan dy qytetarë në Durrës, që kundërshtuan dhe goditën punonjësit e policisë pasi i’u kërkua autorizimi i lëvizjes, të cilin ato nuk e kishin.
Ndëshkimit nuk i shpëtoi as një qytetar në Lushnjë i cili u gjobit me 700.000 lekë pasi kishte thyer rregullin e vetkarantinimit pasi ishte kthyer nga vendet e prekura nga Covid-19. 

Po në 24 orët e fundit u ndëshkuan 41 shoferë që  shkelën urdhrin e ndalim qarkullimit,çka solli bllokimin e lejes së drejtimit dhe bllokim të automjetit. 

Ndërkohë që nuk munguan as arrestimet, në Tiranë 3 shoferë u konstatuan se qarkullonin me automjetin e tyre pa leje drejtimi apo në gjendje të dehur.

Nga ana tjetër u nëshkuan edhe 5 pronarë lokalesh të cilët vijonin të mbanin të hapur aktivitetin e tyre pavarësisht urdhrit për ti mbyllur ato deri në përfundim të fatkeqësisë me koronavirusin. Ndërsa në Kukës u procedua penalisht një administrator lokali i cili krahas mosbindjes së urdhrit për të mbyllur biznesin zhvillonte aktivitetin e tij pa Nipt.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buka buka: 12/04/2020 22:13

    levizin per buk njerzit dhe jo per tu ngec me policat,po te ken durim shqiptaret se Zoti eshte duke marr shenime

    Përgjigju
  • dulja: 12/04/2020 15:04

    te gjeithe keta qe thyejne rregullate jane elemente te P,D,S ,E LS DUANE pushtet se zbene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale