Covid-19, studimi danez: Vdekshmëria nga koronavirusi mund të jetë 20 herë më pak sesa ka parashikuar OBSH-ja

Covid-19, studimi danez: Vdekshmëria nga koronavirusi mund të jetë 20 herë më pak sesa ka parashikuar OBSH-ja

Hulumtimi mbi një grup dhuruesish gjaku në Danimarkë ka treguar se niveli i vdekshmërisë prej koronavirusit është nën një përqind të numrit të personave të infektuar nga sëmundja, sipas një ekipi të Rigsh Hospitalet në kryeqytetin Kopenhagen.

Testet u kryen te 1487 mostra nga dhurues gjaku treguan një shkallë vdekshmërie prej 0.16%. Kjo i vë vlerësimet e shkencëtarëve daneze 20 herë më të ulta se ato të OBSH që e kanë numrin e të vdekurve në cdo vend midis 1-3% të numrit të të prekurve nga koronavirusi.

Studimi tregoi gjithashtu se shumë më tepër danezë sesa shifra zyrtare prej 5000 personash janë prekur nga Covid duke projektuar një numër prej 400 000 personash. Testi kërkoi për antitrupa të formuar gjatë një infeksioni dhe zbuloi se 22 dhurues gjaku nga 1487 ishin pozitive.

Sidoqoftë mjekët bëjnë kujdes gjate rishikimit të shifrave duke thënë se ato janë komplekse duke theksuar gjithashtu se dhuruesit e gjakut kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm sesa anëtarët mesatarë të popullatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore