COVID-19 ul rastet e zjarreve, zjarrfikëset angazhohen për dezinfektimin

Ashtu si mjekët, infermierët, policët e mediat edhe punonjësit e zjarrfikësve vijojnë normalisht punën e tyre duke u përballur çdo ditë me këtë armik të padukshëm siç është Covid-19.

Në një intervistë për Report TV shefi i zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj shprehet se ashtu si çdo ditë edhe këtë periudhë të vështirë puna vijon normalisht por me një kujdes më të shtuar.

Sipas tij kjo situatë ka ndikuar edhe në uljen e regjistrimit të ngjarjeve ku nga 8-10 në një ditë të zakonshme në 3-4.

Ndërkohë, Goxhaj u shpreh se forcat zjarrfikëse në këtë situatë janë angazhuar edhe me dezinfektimin e qytetit kryesisht të institucioneve publike si dhe banesave të personave të prekur nga Covid 19 .

Forcat zjarrfikëse ashtu si çdo ditë edhe në këto ditë të vështira që vendi po kalon vijojnë punën e tyre fisnike me qëllimin e vetëm mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet