COVID-19, virusi më vdekjeprurës/ Me mbi 3,000 viktima në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve në SHBA kalon shifrën e 50,000

COVID-19, virusi më vdekjeprurës/ Me mbi 3,000 viktima në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve në SHBA kalon shifrën e 50,000

Me 3 mijë viktima brenda 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA ka tejkaluar atë të 50,000. Shifrat,  52,097 viktima që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, vënë në dukje faktin se ky virus është shpërthimi më vdekjeprurës në botë.

Ndërkaq, numri i të infektuarve ka arritur mbi 870,000 raste të konfirmuara në shkallë vendi. Megjithatë, bazuar në llogaritjen e rasteve aktuale, SHBA ka akoma ka një shkallë vdekshmërie më të ulët sesa shumica e vendeve evropiane, siç ka theksuar grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë.

Lajmet e zymta vijnë pasi pjesë të SHBA do të rihapen pas disa javësh mbyllje. Disa sallone për flokë dhe biznese të tjera u hapën të premten në Gjeorgji, Alaska dhe Oklahoma.

SHBA ka deri tani numrin më të madh të vdekjeve dhe numrin e rasteve në botë. Sidoqoftë, ajo ka një popullsi prej 330 milion, shumë më e lartë se vendet e tjera të prekura më keq si Spanja dhe Italia.

Dr Deborah Birx, një eksperte e grupit të punës në Shtëpinë e Bardhë për COVID-19, ka thënë se vendi ka "një nga nivelet më të ulët të vdekshmërisë në të gjithë botën. Mbi bazën banorë për kokë, niveli aktual i vdekjeve të raportuara në SHBA është më i ulët se Spanja, Italia, Franca, Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar”, ka thënë ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besitr87: 25/04/2020 09:26

    Te lumte b*tha USA, edhe pse kane vdekur mbi 52000 njerez te pakten kane perqindjen me te ulet te vdekshmerise, atere kot qe na e ben kaq tragjike Kryeministri jon. Duhet te kishim marre shembullin e Trumpit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv