COVID-19, Von Der Leyen paralajmëron: Të moshuarit, të mbyllur deri në fund të vitit

COVID-19, Von Der Leyen paralajmëron: Të moshuarit, të mbyllur deri në fund të vitit

Me një deklaratë shokuese duke pasqyruar dhe realitetin e pandemisë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh sot se njerëzit e moshuar do të duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre deri në fund të këtij viti dhe nuk duhet të lejohet të dalin shpejt. “Është çështje jete apo vdekjeje”, tha ajo.

Kjo deklaratë shpreh më së miri shqetësimin e autoriteteve evropiane për përballimin e pandemisë së koronavirusit. Sipas Von der Leyen, shtetet evropiane duhet të marrin masa izolimi të gjatë për personat që janë më të rrezikuar, pasi kemi të bëjmë me të vetmen masë që jep garanci se do të shpëtohen miliona jetë njerëzish.

Vetëm kështu, theksoi Von der Leyen, mund të shmanget rreziku i një përhapjeje masive të pandemisë, nga e cila më të rrezikuar janë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

 “Duhet të jemi të displinuar dhe të kemi durim" tha presidentja e KE, duke shprehur shpresën se ndonjë nga laboratorët evropianë, që po punojnë intensivisht, do të jetë në gjendje të gjejë vaksinën për Covid-19.

Von der Leyen këshilloi qytetarët evropianë që të heqin dorë apo të anulojnë pushime të prenotuara më parë për sezonin veror. Ajo shtoi se tani për tani nuk mund të bëhet asnjë parashikim i besueshëm se si do të jetë situata gjatë muajve korrik e gusht.

Ndërkohë,  në gjithë Evropën numri i viktimave tani ka arritur në 75 mijë. Dhe në Spanjë është shënuar sërish rritje e të vdekurve: 619 viktima të koronavirusit në 24 orët e fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emini: 13/04/2020 10:12

    Une dije qe Europa ne keto situata sa te frikeshme po aqdhe trishtues,nuk duhet te udhqiqet nga porosi e rekomandime te kokeve te nxehta,por meshume kuraja e besim,pasi kemi te bejme me njerz dhe jo me lakra dhe presh. Me beri shume pershtypje nje deklerate shokuese e Presidences te Keshillit Europes,ecila duke jureferuar situates luftes kunder Koronoviruesit ne disa shtete te Europes,nuk foli mbi situaten e nje analize konkrete.Cfar po bene Europa ne keto situata,Por u mdal te nje te vetem rekomandim dhe keshill per vendet Europjane:Penjonistet duhet te qendrojne ne karantine deri nga fundi i vitit.Vertet nje deklarate dhokuse dhe jo inkurajuse perdaljen nga kjo situate.Emergjenve civile qe ka prekur globin.Asqe ju referuar dafopak deklarateve bere publike ,nga Kryeministri Italjane Kondo,rreth shqetesimeve te tije per ndime te pamjaftushem,te Komunitetit Europjane dhene vendeve antare ne kete perjudhe krize. Shqetesimparsore i krehut bashkimit Europjane ishte privimi i nje te drejte dhene nga zoti dhe ligji i daljes ne drite e ne ajer te pastert te njerzimit,ku perfeshihen dhe pensjonistete.Si pensjonist, nuk jame aspak dakorte me mendime dhe paragjykime te tilla paradoksale,qe nuk ngjallin shprese e besim,por ngadalsim e perkeqesim te situates,ne lufte kunder koronoviruesit,eshume virueseve te tjere qe mund te vijen me pase. Persa i perket mendimit qe pensjonistet duhet te qendrojne ende ne kushte te plote izolimi,eshte mendim anokronik.Ne keto kushte ,qeverit ne sisteme demokratike te unjonit Europjane, duhet te mari me shume pergjegjesi ndaj kesaj kategorije socjale,per trajtim ekonomik e kujdes shoqeror dhe jo te rekomandoj mbyllje ne vehtevete dhe ne ambjente shoqerore ku jeta vazhdon.Ketu nuk shtrohet problem i kerkeseve apo i protesteve,por te zgjidhjes problemit,ne vartesi me situaten dhe domozdoshmerine e levizjes lire te njereve,per pune dhe probleme te kushteve jetesore.Nje kufizim i tille e fyne kete shtrese,duke e bere te pavlefshem per vehte dhe shoqerine,qe dote thote:Pensjonisteti nuk mund te jene zot te vetevetes ne moshen e tyre, por cdo gje mund ti zgjidhin nepermjet te treteve. Jame dakort per ata pensjonist qe kane semundje kronik dhe mjeku keshillon levizje te kufiziar,por jopertegjithe pensjonistet.Levizja eshte domozdoshmeri dhe jetgjatesi.Ky eshte koncepi dhe mendimi ime ne mbrojtje te kesaj shtrese,qe kerkon me shume vemendje e perkujdesje nga shteti,shoqerija dhe te gjithe organizmat nderkombetar,qe mbrojne lirit dhe te drejtat themelore te njeriut dhe shoqerise njerzore. Te ndigjojme keshillat e mjekeve dhe cdo ekspertize e afruar ne tersi ,per te dalejen nga nje situate e tille,ecila padyshim ka nje fillim dhe mbarim.Por Ne disa sektore jetik te Ekonomise,sic jane buqesija,industria ushqimore dhe ajo artizonale.Puna duhet filoje me masa te rrepta sigurije,duke filluar tek distacimi socjal,perdorimi i maskeve ku rreziku mund te jete i shtuar,e deri tek disinfektimi i mjeteve dhe ambjetit tei punes. Ne rastese eshte e domozdoshem qe njerzit te rrijne ne shtepi,patjeter qe dote qendrojme, por kjo duhet pare ne vartesi me situaten,ne te gjithe hapesirat Urbane dhe ruale.,ku shenjat e ketije armiku te padukeshme egzistojn dhe masa tilla kufiziese duhet te vazhdojme. Si qytetar dhe shtetes shqiptar e dua Europen,bashkimin Europjan,respektoje instutucjonet demokratike te Unjonit bashkimit Europjane,kuseshpejti dote aderije dhe vendi ime ne kete bashkesi,por nuk dote isha aspakt dakort me thirrjen e bere ,nga presidentja e Keshillit Europes qe pensjonistet duhet te qendrojne te mbyllur deri ne fund te vitit.Keshillim ky jo ne ne sencin human,shendetesote dhe socjal.Vertet kujdesi me i madh duhet te jete te femijet dhe pensjonistet,por jo nekete forme duke ju privuar nje te drejte te ligjeshme pensjonistevesic eshte: Dalja ne drite, e ajer te paster,dhe mungesa, e levijzjes lire,si te gjithe kategorit sicjale ne interes te shendetit dhe jetegjatesise,pasi pensjonistet nuk jane pa kembe e krahe , dhe as invalit, Ata jane zote te vehtevetes deri ne funde te frymes jetes.Per te qene me i saket ne kete drejtim ,pensjonistet ne Europe kane tjeter kushte e trajtime ekonomike e mjekesore,krahasuar me pensjonistet ne vendin tone.Kuptohet si vende me i varfer i Europes, smund te unifikohet nje kerkese e tille ,si ne gjithe Europen.Pensjonistet duhet te trajtohen ne mynyre njerzore si cdo qutetar.Ne kushtet e levizjes lire si cdo qytetare ne kete vende,duhet te zbatojne me korrektesi keshillat e mjekeve,te evitojne cdo grumbullim apo kontakt me njerze te dyshuar te perhapjes koronoviruesit,te ruajne distacimin socjal,te levizin si te gjithe te tjeret per nevojat e shendetit tyre parsore. Rrofshin pensjonistet si kontributore te rendesishem ne kete vende,me shprese e besim qe ato dote kene kujdesin dhe vemendjen e qeverise dhe Kryeministrit Rama,per ta berballuar kete situat me sukses,besim dhe optimizem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët