Mbyllja e bizneseve dhe shtyrja e disa afateve për shlyerjen e detyrimeve do të dëmtojë ndjeshëm të ardhurat e këtij viti.
Faza e parë e izolimit të vendit dhe e mbylljes së shumë aktiviteteve ekonomike pritet të reduktojë të ardhurat me mbi 16 milionë euro.
Sipas analizave paraprake të bëra nga Ministria e Financave gjatë hartimit të aktit normativ të parë për ndryshimin e buxhetit për të alokuar fondet për emergjencën e krijuar nga COVID-19, thuhet se krahas mbylljes dhe reduktimit të veprimtarive prodhuese, të ardhurat tatimore do të impaktohen në ulje edhe nga shtyrja e afateve ligjore të deklarimit të një sërë detyrimeve.
Për pasojë, është parashikuar që impakti negativ në të ardhura do të jetë 20 miliardë lekë krahasuar me buxhetin fillestar 2020, reduktim ky që do të prekë të gjitha zërat e të ardhurave tatimore, e kryesisht ato të ardhura nga TVSH-ja.
Mirëpo kjo është vetëm faza e parë pasi sipas edhe vetë Ministrisë së Financave parashikimet për impaktin negativ të COVID-19 në ekonomi, deri më tani, janë të paqarta.
16 milionë euro është vetëm dëmi që pritet të shkaktohet nga të hyrat tatimore në buxhet por që pritet që impaktin më të lartë negativ ta kenë aktivitetet ekonomike që lidhen me sektorët e turizmit, të transportit, dhe të tregtisë.
I vetmi sektor i cili nuk pritet të dëmtohet shumë është sektori i bujqësisë, kryesisht për shkak të efektit të zëvendësimit të mallrave të importit me ato të prodhuara në vend.
Me uljen e pritshmërive për realizimin e të ardhurave me minus 20 miliardë lekë edhe rritja ekonomike parashikohet të zbres në 2%.
Ndërkohë me rritjen e deficitit buxhetor për të përballuar situatën rritet edhe borxhi publik që sipas aktit normativ këtë vit do të arrij në 68.8% e PBB-së, nga 65.4% të PBB-së që pritej sipas buxhetit fillestar.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.3%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2576
Lajme të tjera
-
Paketë e re fiskale, ulje tatimi për pagat e të rinjtë deri në 29 vjeç dhe për prindërit me fëmijë nën 18-vjeç! Mete: Mësuesit, me rritjen më të madhe të pagave
12 Prill, 14:43
-
Garancia shtetërore 4 mld lekë për industrisë përpunuese, mbulon 70% të kredisë, afati i shlyerjes deri në 7 vjet
9 Prill, 16:49
-
Ministri i Financave: Në qershor do rishikohet tatimi mbi pagat! Synojmë lehtësimin e tatimit për shtresat e mesme! Dhoma Amerikane: Erëra të mira për vendin, por s’mjaftojnë
26 Mars, 21:17
-
Ministri i Financave: Nga turizmi ekonomia përfitoi 4.2 mld euro vitin e kaluar
26 Mars, 17:31
-
Tatimi i rrogave të larta pritet të ulet në qershor! 23 mijë qytetarë me pagë mbi 200 mijë lekë! Ministria e Financave po punon për fashat e reja
25 Mars, 15:56
-
Janar e Shkurt u mblodhën mbi 1 miliard euro! Ministria e Financave: Edhe shpenzimet u rritën me 110 mln euro
19 Mars, 16:34
-
Evazioni në turizëm/ Hotelet deklaruan xhiro 9 herë më të ulët se realiteti! Financat: Referencat do ulin informaliteti! Braçe kundër
12 Mars, 15:47
-
Inceneratorët/ SPAK merr në pyetje për 30 minuta ministrin e Financave, Ervin Mete
6 Mars, 17:47
-
Bashkitë rrisin borxhet me 291 mln lekë! Nuk paguan investimet as shërbimet! Vora e Kavaja në vështirësi financiare
27 Shkurt, 18:08
-
Shifrat/ Borxhi publik në vitin 2023 ra me 92.3 mln euro, por kostot e shlyerjes u rritën me mbi 223 milionë euro
23 Shkurt, 19:37
-
Janari nis me rritje të ardhurash, u mblodhën 54 mld lekë! Ndikim pozitiv rritja e pagave
23 Shkurt, 15:08
-
Pas tatimit te profesionet e lira, pritet shtrenjtim i tarifave të shërbimeve mjekësore dhe psikologëve! Do ketë rritje edhe nga avokatët dhe kontabilistët
21 Shkurt, 07:48