COVID-19/Albana Fico: Nuk kemi më raste nga jashtë, tani vetëm transmetim komunitar(Video)

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico në një lidhje Skype në Repolix ka sqaruar situatën nga koronavirusi në vend. E pyetur nëse është arritur në Shqipëri piku apo jo Fico përgjigjet se ka një linjë lineare, ndërsa jemi në momentin e transmetimin komunitar dhe nuk kemi më raste që vijnë nga jashtë vendit.

'Jemi në momentin e transmetimin komunitar. Evidenca që ne kemi është e atillë, kemi kuptuar që ka një vijë lineare me rastet e reja pozitive që lidhet ngushtë edhe me masat që janë marrë. Tani po kuptojmë që jemi në momentin e transmetimit komunitar, duhet të vazhdojmë me distancimin. Nuk kemi më raste të reja nga jashtë", tha Fico

Në lidhje me vaksinën për COVID-19,  Fico tha se shkencëtarët po eksperimentojnë me disa medikamente,  por ndërkohë e vetmja mënyrë për të luftuar me koronavirusin është përmes masave të marra nga qeveritë.

'Të mundohemi të kuptojmë që ka një përpjekje të komunitetit ndërkombëtar për të prodhuar një vaksinë. Ka një bisedë të gjatë në raport me medikamente. Ajo që ne kemi bërë është që kjo është situatë që kemi aktualisht është një situatë që po shkon paralel me masat që janë marrë për të kufizuar transmetimin. Unë që flas nuk jam e përjashtuar nga kjo situatë. Ne kemi ndjekur një strategji rigoroze në raport me OBSH-në. Shkencëtarët po duan të kuptojnë çfarë mekanizmash duhet të përdoren për ta nxitur imunitetin" tha Fico.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sheqere: 01/04/2020 08:48

    Si arrihet ne epidemiologji qe te percaktohet pacienti 0, dhe a eshte gjendur ky pacient ne Shqiperi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pensionet në rrezik? Për një pensionist sot kontribuon vetëm 1.17 të punësuar, eksperti: Me skemën aktuale rritja e pamundur, ja ku duhet ndërhyrë

Pensionet në rrezik? Për një pensionist sot kontribuon vetëm 1.17 të punësuar, eksperti: Me skemën aktuale rritja e pamundur, ja ku duhet ndërhyrë