Covid-19-Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski në izolim, takuan gazetarin e infektuar nga koronavirusi

Covid-19-Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski në izolim, takuan gazetarin e infektuar nga koronavirusi

Dy liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, ai i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE-së Hristian Mickoski, janë vendosur në izolim 14 ditësh për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar që tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka bërë të ditur të premten ministrisë i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Venko Filipçe tha se gjendja e gazetarit të infektuar me koronavrus është stabile dhe ndodhet i shtruar në spitalin "8 Shtatori" në Shkup. Ai njëhërësh ka bërë të ditur se pas realizimit të testit për Covid-19 Mickoski ka rezultuar negativ ndërsa rezultatet për Zaevin pritet të vijnë gjatë ditës, por që të dy do të ndodhen në vetizolim të detyrueshëm shtëpiak gjatë 14 ditëve.

Menjëherë pas kësaj, në profilin e tij në Facebook, lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka shkruar se për momentin ndihet mirë dhe se është në pritje të rezultateve të testit nga koronovarisi.

“Dëshiroj t’ju informoj se gjatë javës së kaluar kam pasur një intervistë në TV me një gazetar, i cili kohët e fundit ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Megjithëse gjatë intervistës kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse siç është shmangia e kontaktit dhe ruajtja e distancës, sipas të gjitha protokolleve, që nga sot unë jam në izolim në shtëpinë time në Strumicë".

"Nuk kam simptoma, sot jam testuar për praninë e virusit dhe presim rezultatet gjatë ditës – pas së cilës do të përcaktohen hapat e ardhshëm”, ka shkruar Zaev.

Edhe lideri i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka theksuar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.

“Gjatë ditës së djeshme, pasi mora informacionin për shëndetin e gazetarit me të cilin pata një intervistë saktësisht një javë më parë në lidhje me pandeminë, jam testuar dhe kam rezultuar negativ. Sidoqoftë, unë do të respektoj rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë dhe në periudhën në vijim për disa ditë do të qëndrojë në izolim. Shpresoj që gazetari të rikuperohet shpejt dhe të kthehet në vendin e punës".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri