COVID-19/Pezullimet në TKOB, nga projektet ambicioze tek ‘opera me pizhama’ online

Prej mëse tetë javësh, për shkak të COVID 19, të gjitha aktivitetet kulturore janë pezulluar. Edhe Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit projektet ambicioze të këtij sezoni, por dhe inaugurimi i Operës nën prezencën e artistëve shqiptarë dhe të huaj në mbarë botën i ka shtyrë. Disa nga projektet e pezulluara për shkak të COVID-19 nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, janë: Opera “La Boheme”, baleti “Carmina Burana”; Opera in Tour në Korçë me opera Histori”; “Të gjithë e duan Agim Krajkën"; koncerte Opera Soul "Dritëhije të muzikës franceze me muzikë te Gabriel Faure dhe 4 Stinët e Vivaldit.

Cilat janë projektet që kishit planifikuar deri në mbyllje të sezonit janar-qershor 2020?

Projektet ishin shumë ambicioze ashtu siç është dhe ri-hapja e skenës sonë tashmë në parametra ndërkombëtarë, por edhe duke i mbështetur në disa pika kyçe të politikave artistike, si ftesat e drejtuara ndaj yjeve tanë dhe të huaj në të gjithë botën për hapjen e teatrit e bashkëngjitur trupave artistike në gjithë kapacitetin e tyre, protokollet e bashkëpunimit, politikë që sa vjen dhe shtohet në ambicie dhe partneritet, për të sjellë gjithmonë e më shumë një rritje cilësore artistike, në këtë rast flitet për një titull ambicioz "Un ballo in maschera", bashkëpunim me Teatro Regio di Parma; kalendari me repertor të të gjitha zhanreve , nga këngët  e konsideruara himne deri tek “Edukimi përmes artit”. Nga Opera - titujt më të dashur të repertorit tek koncertet klasike në 250 vjetorin e Beethoven-it . Nga kryeveprat e bazuar mbi koralet e mrekullueshme tek cikli Opera Soul , ku variantet gjeometrike të formacioneve janë nga më të ndryshmit dhe vlejnë në rritjen artistike të artistëve tanë e të ftuar (në këtë rast kemi parasysh për paktin me Universitetin e Arteve), por edhe në afrimin e publikut me një shumëllojshmëri kalendarike që një teatri kombëtar i duhet të ofrojë.

Çfarë projektesh apo aktivitetesh të programuara nga institucioni janë pezulluar për shkak të COVID-19?

Opera “La Boheme”; Baleti “Carmina Burana”; Opera in Tour në qytetin mikpritës të Korçës me Opera Histori " Të gjithë e duan Agim Krajkën"; Koncerte Opera Soul "Dritë hije të muzikës franceze me muzikë te Gabriel Faure. 4 Stinët e Vivaldit me gjeneratën e re të artistëve që janë bërë pjesë e organikës së TKOBAP-së.

Sa është fondi i projekteve të pezulluara në total? Çfarë do të ndodh në këtë rast, si do të menaxhohen?  

Fondi është aty i paprekur dhe kur të rifillojë aktiviteti, sëbashku me shfaqjet, do të ekzekutohen dhe buxhetet e tyre.

Cilat janë iniciativat e institucionit tuaj këtë periudhë për të qenë pranë publikut, edhe pse jo drejtpërdrejtë?

TKOBAP i prezantoi me datë 11 prill sezonin e pazakontë  artistik online “Opera me pizhama”.  Ashtu siç mediet janë në dijeni nga të gjitha kanalet e informacionit, falë një punë e cila nuk shteroi për  asnjë moment nga departamenti ynë I marketingut, TKOBAP-ja ndërmori iniciativën e shfaqjes së premièrave në kanalin tonë Youtube, live streaming ne Facebook, me Operan “La Boheme”

Ky sezon është konceptuar në mënyrë të atillë që përveç transmetimit të shfaqjeve të xhiruara në sezonet e kaluara, të përmbajë edhe performanca të artistëve tanë të xhiruara në shtëpi në kushtet e izolimit, ku përfshihen materiale të interpretuara nga solistë lirikë,  balerinë, instrumentistë, formacione të vogla, si edhe kemi gjetur forma studimi on-line ose me regjistrime. Jemi duke punuar intensivisht për të nxjerrë një produkt edhe në këto rrethana për të cilat asnjë artist nuk është gjendur përpara.

Nëse kjo situatë do të zgjatë a keni një plan rezervë?

 Institucioni ka treguar optimizëm dhe vazhdimësi në  një territor ku më parë nuk I ishte dashur të shkelë. Mbajmë kontakte me botën dhe për momentin të gjithë teatrot janë aktivë vetëm online ose me produksione të bëra, ose me koncerte ( por jo kalendarë ) sporadike. Nuk është një situatë e panjohur vetëm për ne, por për të gjithë botën, kështu që edhe këtë eksperiencë, do ta ndajmë me kolegët tanë në mbarë botën.

Dhe së fundmi, pagat e punonjësve të institucionit tuaj (artistë apo administratë), janë prekur (apo përgjysmuar) deri më tani nga iniciativat e qeverisë?

 Stafi artistik dhe administrativ i TKOBAP-së nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm, po punon edhe më me shumë përkushtim dhe efiçencë, duke u përpjekur ta kthejë situatën e rënduar në një avantazh konkurrues në botën artistike shqiptare, për të mundësuar përmbushjen e misionit të TKOBAP-së, pavarësisht pengesave objektive. Shpresojmë që të kalohet sa më shpejt në kushtet e normalitet. Përveç kësaj, TKOB është institucion varësie nga Ministria e Kulturës dhe janë politikat e kësaj të fundit, të cilat do të vendosin të ardhmen financiare të TKOB-së.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola