Covid-BE: Aplikimi i karantinës 14 ditore për turistët, u takon shteteve të vendosin

Covid-BE: Aplikimi i karantinës 14 ditore për turistët, u takon shteteve të vendosin

Futja e masave të karantinës për udhëtarët që vijnë nga jashtë është një juridiksion kombëtar, deklaroi zëdhënësi i Komisionit të BE-së përgjegjës për transportin dhe Shëndetin kur u pyet mbi vendimin e disa vendeve, siç është Britania e Madhe, e cila imponon 14 ditë izolim për ata që kalojnë kufijtë kombëtare.

Sidoqoftë, zëdhënësi thekson se sa e rëndësishme është vendet ndjekin rekomandimet dhe udhëzimet për lehtësimin e masave të kufijve të publikuara nga ekzekutivi i BE në muajin e fundit.

Në veçanti, rekomandimet e publikuara në 13 maj për transportin dhe sektori i turizmit (për të cilin do të diskutohet sot përmes video-konferencës nga ministrat europianë të Shëndetit insistojnë në “nevojën për të pasur një qasje të koordinuar, për të shmangur diskriminimet dhe për të vendosur mbi kriteret shëndetësore, por ajo që ka rëndësi është situata epidemiologjike e vendeve”.

Diskutimet janë ende në vazhdim se si do të lejohet gradualisht kalimi i kufijve duke filluar nga 15 qershori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 25/05/2020 16:43

    Turistet vine per 15 dite.14 dite jane karantine.per turizem vetem nje dite.o beni turizem,ose beni demagogji.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Mashtrues je…’, fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë koncertit, Xhensila Myrtezaj thumbon aktorin: Xhelozon ëëë? (VIDEO)

‘Mashtrues je…’, fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë koncertit, Xhensila Myrtezaj thumbon aktorin: Xhelozon ëëë? (VIDEO)