Covid-BE hap kufijtë në prag të sezonit turistik, Kryeministri Conte kundër marrëveshjeve bilaterale (VIDEO)

Europa po ndërmerr hapat e parë të kujdesshëm drejt rihapjes së kufijve të saj të brendshëm, pas dy muajve masash bllokimi për shkak të pandemisë, që kanë ulur ndjeshëm lëvizjet e qytetarëve dhe e kanë tronditur sektorin e turizmit.

Disa vende – përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën – njoftuan planet për të lehtësuar kontrollet me fqinjët deri në mes të qershorit, ndërsa ekzekutivi i Bashkimit Europian ka nxjerrë një sërë ​​udhëzimesh për udhëtime dhe pushime të sigurta verore.

Ndërkohë vendimi për të zbutur kontrollet kufitare është në duart e secilit vend në BE, siç është edhe monitorimi i të dhënave epidemiologjike.

Kufiri i Gjermanisë me Luksemburgun do të jetë i pari që do të hapet kurse marrëveshje me Francën, Zvicrën dhe Austrinë, qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mbylljet e kufijve me këto vende, deri në 15 qershor.

Kroacia pret të hapë kufijtë me Slloveninë brenda pak ditëve dhe me shtetasit e tjerë të BE jo më vonë se 15 qershori

Greqia, po bën bisedime bilaterale me vendet anëtare të BE-së, duke kërkuar të heqë kufizimet e udhëtimit.

Polonia ka vendosur të zgjasë kontrollet kufitare me shumicën e vendeve evropiane për 30 ditë të tjera, deri në 12 qershor.

Tre shtete baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania do të rihapin kufijtë ndaj qytetarëve të njëri-tjetrit, duke krijuar një “flluskë udhëtimi”, nga 15 maji.

Kufijtë e jashtëm të BE do të mbeten të mbyllura për udhëtime jothelbësore, të paktën në mes të qershorit.

Kryeministri italian Giuseppe Conte deklaroi se vendet e BE-së nuk duhet të bëjnë marrëveshje turistike de fakto me njëri-tjetrin gjatë pandemisë së koronavirusit, duke shpjeguar se një veprim i tillë mund ta shkatërrojë tregun e vetëm.

“Ne nuk do të pranojmë marrëveshje bilaterale brenda BE-së që mund të krijojnë kanale turistike preferenciale. Kjo do të na lërë jashtë BE-së dhe ne kurrë nuk do ta lejojmë këtë”, tha Conte.

Qeveritë evropiane janë duke punuar në planet për t’i rihapur kufijtë me shpejtësi të ndryshme, në varësi të rrethanave në secilin vend, disa vende duan të vendosin udhëtime falas me një numër të kufizuar të vendeve fqinje, transmetojnë mediat britanike.

Kur Covid-19 goditi për herë të parë kontinentin, shumë kryeqytete të BE mbyllën kufijtë e tyre me fqinjët, duke shkaktuar kaos dhe bllokime të mëdha trafiku, që zgjatën ditë të tëra.

Komisioni është i interesuar që rihapja e BE të bëhet në një mënyrë më të rregullt, dhe u ka kërkuar shteteve që të mbajnë mallrat që rrjedhin brenda tregut të vetëm të BE gjatë gjithë krizës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme para bashkisë, reagon dhe ambasada e Italisë: Dënojmë aktet e dhunës, të pajustifikueshme

Protesta e dhunshme para bashkisë, reagon dhe ambasada e Italisë: Dënojmë aktet e dhunës, të pajustifikueshme