Covid-Europë/ A do të ketë një Lockdown të dytë? Shkencëtarët rekomandojnë bllokime dyjavore

Covid-Europë/ A do të ketë një Lockdown të dytë? Shkencëtarët rekomandojnë bllokime dyjavore

"Katastrofale", "e tmerrshme", "e papërballueshme".

Këto janë vetëm disa nga fjalët e krerëve të vendeve të Bashkimit Evropian, për pasojat e mundshme të një mbyllje të dytë (Lockdown), si pasojë e shtimit të infektimeve me Covid.

 Për t'u përballur më mirë me pandeminë, në pranverë e gjithë Evropa ishte mbyllur. Situata gjatë muajve të verës ishte më e relaksuar dhe jeta është normalizuar pothuajse gjithandej. Por prej javësh po shtohet sërish numri i infektimeve në të gjitha vendet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pohon se në Evropë çdo ditë kemi nga 40.000 - 50.000 raste të reja infektimesh. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e testimeve në të gjitha vendet. "Shifrat në shtator duhet të shërbejnë si sinjal alarmi për të gjithë ne", tha drejtori i OBSH për Evropë, Hans Kluge. Numri i infektimeve ndërkohë ka kaluar shifrat edhe nga piku i infektimeve në fazën e parë në pranverë të këtij viti.

Shkencëtarët rekomandojnë Lockdown dyjavor

Studiuesit e njohur britanikë nga "Scientific Advisory Group for Emergencies" kanë rekomanduar që masat e bllokimit të jenë dyjavore duke filluar nga muaji tetor.

"Shkollat duhet të mbyllen një javë, e nëse shtohet edhe një javë tjetër, kjo do të kishte vetëm pasoja të kufizuara në shkollim", thotë një studiues për "Finanical Times".

Por një Lockdown tjetër askush nuk e do në Evropë dhe autoritetet rekomandojnë vetdisiplinë të qytetarëve.

"Kombet e Europës gjenden para një kthese, zgjedhja është e jona", tha ministri i Shëndetësisë Hancock

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis