Covid-Flasin ekspertët: Ja si do përfundojë pandemia e koronavirusit

Covid-Flasin ekspertët: Ja si do përfundojë pandemia e koronavirusit

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, fazat pandemisë prej koronavirusit do të përfundonin kur 60-70% e popullsisë të ketë kontaktuar infeksionin e Covid dhe të kenë zhvilluar antitrupa.

Që kjo të ndodhë, sëmundja mund të sillet në tre mënyra të ndryshme.

Një nga mundësitë është që vala e parë të shoqërohet nga të tjera të vogla dhe të përsëritura që mund të ndodhin brenda vitit 2020 dhe që mund të vazhdojnë për një periudhë 1-2 vjet.

Skenari i dytë, nga ana tjetër, përfshin një valë të dytë në vjeshtë ose dimër 2020, e cila nga ana e saj do të pasohej nga shpërthime të tjera me intensitet më të ulët për dt vite. Në këtë rast, një skenar që kujton atë të gripit Spanjoll, i cili u shfaq në tre momente kryesore, çdo herë më i fortë.

Skenari i tretë dhe i fundit parashikon një ulje të ngadaltë të rasteve të infeksionit, pa një skemë precize.

Sipas ekspertëve, fundi i një pandemie mund të kuptohet në dy mënyra: nga këndvështrimi mjeko-shkencor dhe nga ai social.

Në rastin e parë, fundi i kurbës vjen kur sëmundja mbaron dhe infeksionet zvogëlohen, ndërsa rasti i dytë ndodh kur njerëzit rifillojnë jetën e tyre normalisht, pavarësisht nga tendenca e pandemisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit