Covid-Francë/ E ndaloi të hipte në autobuz pasi nuk mbante maskë, masakrohet për vdekje shoferi

Covid-Francë/ E ndaloi të hipte në autobuz pasi nuk mbante maskë, masakrohet për vdekje shoferi

Natë e dhunshme në Bayonne, në perëndim të Francës. Një shofer autobusi u sulmua mbrëmë nga një grup njerëzish, sepse kërkoi që ata të mbanin maskat. Agresori i dyshuar, 30-vjeçar u arrestua bashkë me katër persona të tjerë.

Viktima, rreth 50 vjeç, u masakrua duke u goditur në kokë dhe u plagos rëndë dhe, sipas raportimeve nga burime policore, ndodhet në gjendje vdekjeje klinike.

Sipas policisë, shoferi u rrah kur ai ndaloi të hipte në autobuz një burrë që nuk mbante maskë dhe shoqërohej nga qeni i tij.

Sulmi ndodhi rreth orës shtatë në mbrëmje dhe tani policia po kërkon dëshmitarë për të kuptuar se si lindi grindja e cila ishte fatale për shoferin.

Kryetari i Bashkisë së Bayonne tha se "autorët duhendënuar ashpër".

Ky – tha ai – do të ishte një sinjal i fortë për të gjithë qytetin

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rama: Opozita bllok me fletë të ndarë kundër meje! Në 2025  rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre

Rama: Opozita bllok me fletë të ndarë kundër meje! Në 2025 rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre