COVID-i bën shqiptarët më kursimtarë, shpenzojnë vetëm për ushqime!

TIRANË- Pandemia i ka bërë shqiptarë më shumë kursimtarë. Ata po shpenzojnë vetëm për ushqime. Dhe sipas raportit më të fundit konsumi i popullatës në fund të qershorit  pësoi një rënie me 7.57%, por pritet të ulët edhe më shumë muajt e ardhshëm.

Pasiguria por edhe karantina në muajit Prill dhe Maj ndryshoi sjelljen konsumatore. Qytetarët në karantinë shpenzuan vetëm për produktet e shportës, pra ushqime si dhe medikamente përfshirë maska, doreza dhe dezinfektant.

Kjo për shkak se lëvizja ishte e ndaluar, shumica e bizneseve që janë të varura nga konsumi u mbyllën, të tilla si baret restorantet, transporti, apo dyqanet e veshjeve me pakicë dhe shumicë.

Banka e Shqipërisë këtë rënie të konsumit me e madhja që prej vitit 2002, e lidh edhe me uljen e të ardhurave për familje.

“Goditja që pandemia i dha situatës financiare të familjeve e individëve pritet të shkaktojnë një ulje të konsumit, dhe shtron nevojën e gjetjes së burimeve për mbështetjen e tij”, thuhet në raportin e BSH.

Një tjetër tregues që dëshmon krizën e konsumit është edhe rënia e kërkesës për kredi konsumatore, që sipas BSH në tremujorin e dytë ka rënë me 39.7%. Madje kjo rënie pritet të jetë e pranishme edhe në muajit në vijim.

“Pasiguria tek operatorët ekonomikë, në kushtet e pandemisë, vijon të jetë e lartë. Për këto arsye, kërkesa për kredi konsumatore më shume gjasë do të vijojë të jetë e dobët edhe për disa muaj”, vijon raporti i BSH.

Marrja e masave për të nxitur qytetarët drejt shpenzimit është një nga kërkesat e ekspertëve për qeverinë. Ky tregues negativ është edhe një nga arsyet pse po rritet paga minimale në vend nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Kush është kryetarja e re e bashkisë Himarë, Blerina Balaj shtrin dorën e bashkëpunimit

Kush është kryetarja e re e bashkisë Himarë, Blerina Balaj shtrin dorën e bashkëpunimit