COVID-i godet biznesin, Guvernatori i BSH: Ruani paratë

Goditja që ka marrë ekonomia nga pandemia është e gjithanshme, dhe po ndjehet në çdo sektor të saj. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e infeksionit kanë prekur buxhetin e familjeve dhe të bizneseve.

“Masat e kujdesit të marra për kontrollin e përhapjes së pandemisë ndikuan në rënien e konsumit, investimeve dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve. Bizneset dhe individët më të brishtë u prekën duke humbur të ardhurat e tyre, dhe shteti mori një rol primar për t’i mbështetur me paketat e ndihmës së ofruar”, shprehet Sejko në revistën e Banking-ut qendror.

Guvernatori shprehet i gatshëm për të mbajtur një politikë monetare lehtësuese me një normë interesi në nivel të ulët historik 0.5%, por njëkohësisht kërkon edhe marrjen e masave nga Ministria e Financave, për të lehtësuar politikën fiskale.

“Një rol të rëndësishëm në përballimin e situatës luan politika fiskale, e cila duhet të garantojë fondet e nevojshme për sistemin shëndetësor dhe të mundësojë ndihmë financiare për shtresat e prekura. Këto masa do të ndikojnë në rritjen e nivelit të borxhit publik, e cila është një kosto e pranueshme për përballimin e realitetit të ri”, pohon guvernatori.

Por njëkohësisht një pjesë të përgjegjësisë duhet të merret përsipër nga vetë bizneset. Sejko thotë se bizneset duhet të tregohen të kujdesshme deri në kapërcimin e pandemisë.

“Një rol të rëndësishëm do të luajë dhe sektori privat, i cili duhet të jetë më realist në planet e tij, por dhe më i kujdesshëm në administrimin e likuiditetit”, thotë Sejko.

Parashikimet e institucioneve ndërkombëtare presin një recesion ekonomik për vendin deri në 9%, ndërkohë Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë pohojnë se rënia do të jetë në kufirin e 6%.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet