Vdes nga COVID-i shoferi i ministres, Elisa Spiropali: Na trondite dhe trishtove thellësisht

TIRANE-Për 1 vit e gjysmë e kish shoqëruar kudo, 12 orë në ditë. I duruar, i kujdesshëm e fisnik ishte për ministren Elisa Spiropali, shoferi i saj Gani Potka, gardisti 58-vjeçar i cili e humbi betejën me koronavisurin. Gardisti  ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë dhe u dërgua në spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi” nën kujdesin e mjekëve i intubuar, por gjendja e tij e rënduar nuk mundi ta luftojë virusin vdekjeprurës. Miq të tij e koleg e përshkruajnë një njeri të fortë, që dhe siç vetë ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, shprehet në një postim të ndjerë, nuk kishte pirë kurrë një aspirinë.


Lajmi kryesor:

6 viktima dhe 117 raste me COVID! Rritet mesatarja javore e të prekurve, nëna infekton foshnjën në Sarandë, i prekur edhe një efektiv policie


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Shoferi i vdiq nga Covid19, Spiropali: Na trondite dhe trishtove thellësisht

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shprehur trishtimin e saj për humbjen e jetës së shoferit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se kishte pësuar një tronditje të madhe nga sëmundja e shoferit, pasi ishte një njeri i respektuar nga familja e saj dhe kushdo që e njihte atë.

Gardisti me inicialet G.P., 58-vjeç ndërroi jetë ditën e sotme pasi dy ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë dhe ishte dërguar me ugjencë në spitalin COVID-2.

Ai nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë ditën e sotme. 

"Kur komandanti i Gardës më solli jetëshkrimin me fotografinë tënde, e kuptova menjëherë që ishe i duhuri. Rrezatoje përkorësi, fisnikëri, mirësi.

12 orë në ditë, për 1 vit e gjysëm, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm. Çdo ditë sillje maskat, ujin, i vendosje tek dera e makinës, më tërhiqje vërejtje se pija pak. E thoje me krenari që s'kishe pirë kurrë një aspirinë.

Kur më lajmëruan që ke humbur vetëdijen dhe të kanë intubuar, tronditja ishte aq e madhe sa nuk nxorra dot asnjë fjalë. Vetëm lot që rridhnin pa kontroll. Sot, që ky virus i pabesë të mori frymën dhe jetën, s'kam më as lot. Nalta të adhuronte, çdo njëri nga ne që të njohu të donte dhe të respektonte. Na ke tronditur dhe trishtuar thellësisht. Për familjen tënde nuk ka ngushëllim, por ne do iu gjendemi gjithmonë! Prehu i qetë, Gani! Dritë pastë shpirti yt i mirë",- shkruan Spiropali.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • D didani: 28/07/2020 05:18

    Te pakten te themi 2000 vjet zhvillim i botes dhe Shqiperia eshte ne gjendje jo te mire! Si mund te jete kur ka njerez te tille si disa KOMENTUSA,qe edhe per vdekjen nuk gjejne ndonje fjale te mire,pervec vdekjes!

    Përgjigju
  • Miri: 27/07/2020 14:57

    Ngushllime familjes por qe do mkishte pelqy qe tkishe maru pune kjo shoqa Elisa

    Përgjigju
    • A. N.: 28/07/2020 06:44

      Heret a vone do te vije dita edhe per te, ashtu si per te gjithe ne.

  • meri: 27/07/2020 14:16

    Te dashur komentus:i relexoni keto fjali qe shkruani ???,nuk arrini te kuptoni,se sa te varfer jeni,ne mendje e ne shpirt...,nuk keni faj...,eshte "semundje" gjenetike,i'a kan trasheguar prindrit tuaj....,nuk mund t'ju krahasosh as me kafshet e egra:

    Përgjigju
    • Alb: 27/07/2020 20:07

      Po keta politikanet ca jan murgj budista sipas teje neve jemi kafsh te egra po vallaj me mir kafsh te egra se ca si puna juaj

    • Loro: 27/07/2020 16:01

      Nuk ka me shprese

    • Arbëri: 27/07/2020 15:31

      Të lumt për këto fjalë...!!! Ngushëllime familjës së të ndjerit !

    • Termet: 27/07/2020 15:29

      Po ti zonja Meri qe vjedh ne mes te dites, nga ç'prinder e ke te trasheguar?

  • Vlora: 27/07/2020 13:41

    Kete lloj fjalori s’e keni problem, ama po permendi njeri parate e becchettit e bllokoni menjehere kokentin

    Përgjigju
  • Saiqir robqir tahiri: 27/07/2020 13:29

    Marrte dhe elisen me vete.cte themi tjeter ne keto raste.ngushellime familjes se shoferit.

    Përgjigju
  • Shok: 27/07/2020 13:22

    I shkreti G.. fatkeqsi shume e madhe per familjen ! Ta marrin vesh te gjithe, kta i trajtojne si skllever punojesit, Si PD e PS e Lsi, shume vuajne e shume stresohen kta njerez qe i sherbejne, Dhe seshte cudia ti kapi nai kancer e ti plasi truri.. Duke pase parasysh qe shohin miliarda te pista me sy e i bejne xhiro, dhe shoferi e badigardi i shkret mezi mbyll muajin duke prit rrogen qesharake! Ne fund mezi marrin 400 - 500 mije lek ne muaj per familjen, dhe duke punuar me ore te zgjatura cdo dite pa pushim! Nderkohe kto plerat harxhojne miliona euro shpia e vila ne plazh e ushqim per qen e mace, Dhe nga 10 dado e pastruese. Ku mos te plasi shpirti me kto plera..

    Përgjigju
    • politikani: 27/07/2020 19:46

      nuk e njoh te ndjerin por dhe ti mos ja fut pordhes kot se ka shofera te politikanve qe jan seksere te tyre e jan dhe milionere me shum se politikanet e tyre nqs ka patur ate pune si shofer nuk ma mer mendja qe ka rastisur aty por esht zgjedhur e dicka duhet te beje pervec shoferit. me beso jamm ulur ne tavolina me shofera politikanesh e ministrash e shoqerusa te tyre bodigarda sis quhen dhe te siguroj qe femijet e tyre nuk kane nevoje te punojne me

  • Faik: 27/07/2020 12:48

    Kjo HAJDUTJA ORDINERE NUK ka asnjë ndryshim nga Ridvan HAJDUT Bode , Genc KRYEHAJDUT Ruli , Tritan KRYEHAJDUT Shehu , Vangjel KRYEHAJDUT Tavo , Edmond KRYEHORR Panariti , Petrit KRYEHAJDUT Vasili etj etj etj etj etj , PLEHRA dhe FEKALE të PËSHTIRA të Politikës së NDYRË 30 VJEÇARE tē KORRUPTUAR

    Përgjigju
  • aier: 27/07/2020 12:43

    gjynaf shoferi, duhet ta paguante shefja.

    Përgjigju
  • renato bega: 27/07/2020 12:10

    Shefe.mos ta ka ngjitur dhe ty ai se na mori lumi.do mbledhim leket ne te doganes vlor po u deshen per shendetin tend

    Përgjigju
  • Daku: 27/07/2020 11:43

    Te dy ju qe keni komentuar para meje....qenkeni shum te mjer...o korbit ju shpellare po ju zente juve me gjith sali kriminelin dhe te gjith cfar mban shpella opozit perfaqesus te djallit....po kaq te !baruar kaq funderina kaq kellira ptuuu more plera u zente dhe u fshifte nga faqe e dheut nje sahat e me par o ndyresira ...kot per cfar duheni ...ini kancer ne trupin e shqiperis....

    Përgjigju
  • Pa turp: 27/07/2020 11:38

    Komb I çmendur që uron vdekjen e dikujt. Jetën e jep zoti dhe e merr vetëm ai. Skeni shpirt. Rrace e ndyre

    Përgjigju
    • Alb: 27/07/2020 20:09

      Kur e bejn veten pse mos te shprehet populli.

    • Korona: 27/07/2020 12:54

      Shume i saktë komenti.S’kanë ca thonë salistet po u dalin jarget nga goja.

  • ops: 27/07/2020 11:05

    Ishalla Spiropali mbrpa , sepse i shkreti iku kot , Ngushellime Familjes

    Përgjigju
    • Ema: 27/07/2020 13:01

      Kafsh plera mos peshty se te bien pikat e te ze tartakuti

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale