COVID-i i merr jetën përgjegjësit të qarkullimit rrugor në Shkodër, Safet Morina

COVID-i i merr jetën përgjegjësit të qarkullimit rrugor në Shkodër, Safet Morina

Safet Morina

Safet Morina, efektivi i uniformave blu në policinë e Shkodrës ka ndërruar jetë ditën e sotme pas infektimit me COVID-19. Ai ndodhej i intubuar në Tiranë dhe nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin që po merr jetë njerëzish në vendin tonë prej muajsh.

Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.

Shifrat e të prekurve me koronavirus po rriten dita ditës në vendin tonë, ku dita e djeshme shënoi rekordin me 140 të infektuar, ndërsa 5 persona humbën jetën. Ndërsa aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 6676 raste pozitive me COVID-19, 3480 të shëruar, 2991raste aktive dhe 205 të vdekur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Romeo Ura: 13/08/2020 00:27

    Nje oficer model, familjar i perkushtuar.ZOTI ta shpjere ne parajse! Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Toni: 12/08/2020 21:19

    Ngushellime qofte i xhenetit

    Përgjigju
  • Akil: 12/08/2020 20:00

    Pushofsh ne paqe Safet Morina!! Nje djale model, polic profesionist dhe familjar i perkushtuar qe do i mungoje familjes dhe shoqerise. Fati u tregua i padrejte me Ty!! Ti rrojne femijet! I paharruar qofte kujtimi i tij!!

    Përgjigju
  • Arben: 12/08/2020 15:12

    Lajm shume i trishte veçanerisht per persona qe i njohim, shume problematike kjo situata me covid19,tash je shndosh e mire, e papritur per dy tre dite nga nje grip ne dukje i thjeshte, te ben gjemen, dmth asnje se ka jeten e garantuar po te kapi. U prehte ne paqe,e ngushellime te sinçerta familjes.

    Përgjigju
  • Hoho: 12/08/2020 13:47

    Paste drite.

    Përgjigju
  • Hajro: 12/08/2020 12:12

    Gjasat jane qe mbipesha ja ka ba, virusi te vjetrit e te shnoshtit i copeton. Qofte i xhenetit

    Përgjigju
  • Teuta Qyteza: 12/08/2020 11:10

    Ngushellime familjes! Pushofte ne paqe!

    Përgjigju
  • Erik: 12/08/2020 09:53

    Ngushellime familjes, miqve dhe te afermve. Njerezit po kthehen ne statistika keto dite, keqardhje.

    Përgjigju
  • Rip: 12/08/2020 09:48

    Nuk merr mortja maxhun hajdarin apo xen aline qe kane vjedhe e grabite fuqishem por te merr ty qe ishe 1.

    Përgjigju
    • Erjona: 13/08/2020 22:39

      Zoteri i nderur , do ishe akoma me i nderuar nese do te shfaqeshit me nje indetitet real ne kete koment.si fillim Ju nuk jeni askush per te bere gjyhjin e jetes se askujt, dhe se dyti nese ju kane hyre ne hak ose ju kane cenuar te drejten personat e permendur nga ju me lart , dhe posedoni prova te qendrueshme, ju sygjer ti drejtoheni autoriteteve perkatese. Sepse per te shkruajtur me emer te rremë eshte e lehte por te perballe i me te verteta do ishte me mire. mos folni per njerzit kur nuk i njihni. Kujdes virusin me mire se sa mallkoni. Gjithe te mirat

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum