COVID-i i merr jetën shkrimtarit, poetit dhe gazetarit në Shkodër

COVID-i i merr jetën shkrimtarit, poetit dhe gazetarit në Shkodër

1618688718_dc51c0c078314071887b9969772e88f3.jpg

Shkodra humbet një tjetër figurë të shquar si pasojë e COVID-19. Ditën e sotme ka ndërruar jetë shkrimtari, poeti dhe gazetari Skënder Temali.

Kush ishte Skënder Temali?
Ai lindi në Shkodër më 30 korrik 1946, ku jeton. Këtu kreu Universitetin “Luigj Gurakuqi”. 

Për 15 vjet punoi redaktor në shtypin e Radion e Shkodrës, revistën “10 Korriku” dhe për një çerek shekulli mësues i letërsisë dhe drejtues në shkollat e mesme.

Përfshihet në enciklopedi e përmbledhje të ndryshme letrare. Krijime të tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Në vitin 2018 doli vëllimi i tij me tregime në gjuhën malazeze “Këtë dimër nuk ra dëborë”, botim i “Centar za očuvanje i razvoj kulture manjina Crne Gore”.

Si publicist e shkrimtar nderohet me çmime lokale e kombëtare. Në vitin 2001, me tregimin “Këpucët e turpit” në gjuhën italiane, merr çmimin special të jurisë në Konkursin e 7-të Ndërkombëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve “Cristalide” të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga shumë shtete të botës. Në vitin 2015 me poemën “Unë, Ballkani dhe Europa”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në manifestimin mbarëkombëtar “Drini poetik” i akordoi çmimin “Adem Demaçi”. Pen Klubi i Malit të Zi e ka nderuar me mirënjohen e tij.

Në vitet 2013-2017 themeloi dhe kryesoi Shoqatën e Shkrimtarëve të Shkodrës, duke përmbledhur e redaktuar tri antologji voluminoze “Pena e Shkodrës” me krijime të anëtarëve. Udhëhoqi mjaft promovime librash dhe qe bashkëpunues në veprimtari të përbashkëta me organizata homologe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

Që nga viti 1971 botoi 20 vëllime më vete në poezi e prozë. Ka të përfunduar në dorëshkrim romanin “Hotel Univers”, vëllimet me poezi "Vajza që nuk putha" dhe me tregime “Ngjarje në plazhin nudo”, përmbledhjen me novela “Studentja nga Shkodra” si dhe monodramën “Vijmë në këtë botë për t’u gënjyer”.

Botime të autorit:
Këngë cigane, – libër me vjersha dhe poema, viti 1971
Kjo ndodhi në Lis – roman, viti 1982
Ballo në mbrëmjen e maturës, – tregime e novela, viti 2001


Lajmi kryesor:

Sot 149 raste të reja pozitive dhe 3 humbje jete! COVID-i i merr jetën shkrimtarit, poetit dhe gazetarit në Shkodër


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Juventusi uron Interin, ish-presidenti Agnelli ironizon zikaltërit: 16 maj 1982

Juventusi uron Interin, ish-presidenti Agnelli ironizon zikaltërit: 16 maj 1982