COVID-i mbyll zyrat, ambasada gjermane në Tiranë pezullon dhënien e vizave

COVID-i mbyll zyrat, ambasada gjermane në Tiranë pezullon dhënien e vizave

TIRANE-Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook njofton se për shkak të masave parandaluese anti-COVID ka mbyllur zyrën e vizave dhe pasaportave. Personat që preken nga ky vendim, pra që kishin lënë më parë një datë do të njoftohen për datat e reja.

"Prej ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj. Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109.

Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë" thuhet në njoftim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB

SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB