Covid-Mali i Zi/ Infektohet nga koronavirusi ministri malazez

Covid-Mali i Zi/ Infektohet nga koronavirusi ministri malazez

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Malit të Zi, Kemal Purishiq, është infektuar me koronavirusin e ri.

Lajmin e bëri të ditur qeveria malazeze, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

"Prej rezultateve të mbrëmshme të testit, ministri dhe gruaja e tij kanë qenë në izolim", thuhet në deklaratë.

Në Mal të Zi, sipas të dhënave të fundit, janë regjistruar 66 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Dy persona kanë vdekur të martën nga sëmundja COVID-19, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.

Që nga 14 qershori deri më 7 korrik, në Mal të Zi janë infektuan gjithsej 583 persona, nga të cilat tetë kanë vdekur. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët