Covid/OBSH përgëzon Italinë dhe Spanjën: Përmbysën situatën e frikshme pandemike

Covid/OBSH përgëzon Italinë dhe Spanjën: Përmbysën situatën e frikshme pandemike

“Në muajin mars, Italia dhe Spanja ishin në ‘syrin’ e furtunës së pandemisë shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit, por arritën ta përmbysin situatën e vështirë Covid” - kështu është shprehur kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se këto dy vende përmes kombinimit të faktorëve të tilla si lidershipi dhe bashkëpunimi, arritën që situatën e frikshme të krijuar ta kthejnë përmbys dhe sot po ‘korrin’ frutet e punës së tyre dhe të gjithë italianëve.

Prej disa ditësh si Italia dhe Spanja kanë regjistruar shifra në zbritje si në aspektin e viktimave ashtu dhe në regjistrimin e rasteve të reja të identifikuar pozitivë nga infeksioni i Covid.

Autoritetet i atribuojnë këtë sukses masave të shpejta, të izolimit dhe bllokimit të ndërmarra sapo u shfaqën rastet e para Covid, në rastin e Italisë që pasi u zbuluan të infektuar një çift turistësh kinezë dhe rasteve në Vo Euganeo dhe Codogno.

Dje në Itali, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë u regjistruan 21 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34.788 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, si edhe 469 të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 190.717.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu edhe 182 raste të reja pozitiv për një total prej 240.760

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Jo vetëm Tirana, tre klubet e Superligës me merkaton e bllokuar nga FIFA

Jo vetëm Tirana, tre klubet e Superligës me merkaton e bllokuar nga FIFA