Covid/Spanjë, Katalonja bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Covid/Spanjë, Katalonja bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Rajoni i Katalonjës në Spanjë bëri të detyrueshme për të gjithë banorët dhe vizitorët vendosjen e maskës në publik.

Masa, që ka për synim të frenojë përhapjen e koronavirusit, do të hyjë në fuqi të enjten.

Për të ndihmuar zbatimin e saj, presidenti i Katalonjës, Quim Torra, tha se në të gjithë rajonin do të shpërndahen maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse.

"Maskat do të jenë të detyrueshme në të gjithë Katalonjën, jo vetëm në rajonin Segria. Mendoj se është një masë e rëndësishme", tha Torra.

Katalonja, së voni, ka rikthyer disa masa kufizuese, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, përfshirë edhe izolimin e Segrias - një qark në perëndim të Barcelonës.

Për të zbatuar izolimin, atje u vendosën edhe pika të kontrollit policor.

Katalonja është një nga rajonet spanjolle të prekura më së keqi nga koronavirusi.

Në gjithë Spanjën, koronavirusi ka prekur mbi 252,000 njerëz.

Prej tyre, mbi 28,300 kanë vdekur dhe mbi 150,000 janë shëruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në konferencë, presidentja e Komisionit Europian sulmohet nga një qytetar: Je kriminele (Video)

Incidenti në konferencë, presidentja e Komisionit Europian sulmohet nga një qytetar: Je kriminele (Video)