Covid/Turqi, Presidenti Erdogan: Vendi ka shënuar regres në betejën kundër koronavirusit

Covid/Turqi, Presidenti Erdogan: Vendi ka shënuar regres në betejën kundër koronavirusit

Presidenti Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia ka shënuar regres në betejën kundër koronavirusit dhe se përdorimin e maskave, mbajtja e distances fizike dhe higjiena, do të mbrojnë njerëzit dhe do të ndihmojë ekonominë të rimëkëmbet gjatë pjesës së dytë të vitit.

“Numrat ditët e fundit, tregojnë se ne kemi humbur pozicionin në luftën kundër epidemisë. Por, kemi për qëllim që ta heqim pandeminë nga axhenda jonë, përmes respektimit të higjienës, mbajtjes së maskave dhe respektimit të rregullave të distancës”, tha Erdogan gjatë një adresimi televiziv.

Gjatë këtij muaji, në Ankara u rihapën restorantet dhe kafenetë dhe u hoqën kufizimet e lëvizjeve të qytetarëve gjatë fundjavave. Por, që prej 1 qershorit, rastet e reja Covid-19, janë dyfishuar në Turqi. Pothuajse, 1,600 raste të reja janë raportuar në baza ditore, që ka ngritur shqetësimin e autoriteteve.

Që prej lehtësimit të masave kundër koronavirusit, turqit kanë vërshuar rrugët, parqet dhe qendrat tregtare. Për këtë arsye, të enjten, autoritetet i bën të detyrueshme mbajtjen e maskave.

Në Turqi, deri më tani janë regjistruar mbi 185,000 raste me koronavirus, duke e bërë këtë shtet të 13-tin në botë, për sa i përket numrit të të infektuarve.

Një javë më herët, asociacioni i mjekëve në Turqi, kritikoi qeverinë, për lehtësim të parakohshëm të masave.

Ekonomia e Turqisë është goditur nga masat e vendosura kundër koronavirusit. Por, Erdogan u shpreh se sinjalet e rimëkëmbjes ekonomike kanë qenë “të forta” që prej muajit maj, duke shtuar se “presim një momentum të madh gjatë pjesës së dytë të vitit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale