Covis-Studimi/ Në Spanjë vetëm 5% e popullatës ka zhvilluar antitrupa! Ekspertët: Imuniteti i tufës i paaritshëm

Covis-Studimi/ Në Spanjë vetëm 5% e popullatës ka zhvilluar antitrupa! Ekspertët: Imuniteti i tufës i paaritshëm

Sipas një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh në Spanjë dhe i botuar në revistën shkencore ‘The Lancet’,  për të arritur imunitetin e tufës duket që 70 deri në 90 për qind e një popullate duhet të jetë immune.

Sipas studimit, në Spanjë vetëm rreth 5 për qind e popullsisë ka zhvilluar antitrupa, teksa në rajonet bregdetare spanjolle vetëm 3% e popullatës kanë zhvilluar imunitet.

"Me gjithë ndikimin e lartë të COVID-19 në Spanjë, vlerësimet e përhapjes mbeten të ulëta dhe janë të pamjaftueshme për të siguruar imunitetin e tufës", - u shprehën autorët e studimit.

"Në këtë situatë, distanca fizike dhe përpjekjet për të identifikuar dhe izoluar rastet e reja dhe kontaktet e tyre janë të domosdoshme për kontrollin e ardhshëm të epidemisë", theksohet në studim.

I kryer në mbi 60 000 persona, studimi mendohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Europë.

Spanja ka regjistruar më shumë se një çerek milioni raste me koronavirus dhe mbi 28,000 viktima.

Studimi i shkencëratëve spanjollë i shtohet kështu përfundimeve të një studimi mbi antitrupat, mbi 2766 pjesmarrës në Gjenevë, të publikuar nga Lancet më 11 qershor. Ka patur gjithashtu studime të ngjashme në Kinë dhe SHBA dhe përfundimi kryesor i tyre është po ashtu se pjesa më e madhe e popullatave kanë mbetur të paekspozuara ndaj Covid-19, edhe në zonat ku qarkullimi i virusit ka qenë më i madh.

Në dritën e këtyre zbulimeve, çdo tentativë e mundshme për të arritur imunitetin e masës përmes infektimit natyral, jo vetëm që është shumë jo etike, por edhe e paarritshme – thonë ekspertët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit

Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit