Cristiano Ronaldo do lërë Manchester United? Dyshimet pas takimit të agjentit të tij me pronarin e një tjetër klubi anglez

Cristiano Ronaldo do lërë Manchester United? Dyshimet pas takimit të agjentit të tij me pronarin e një tjetër klubi anglez

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të shkojë tek Chelsea? Kjo mbetet për tu parë por ka pasur një takim mes pronarit Todd Boehly me agjentin Jorge Mendes, në klientët e të cilit përfshihet edhe Ronaldo.

Në bisedën që u zhvillua mes tyre gjatë kësaj jave nuk ka munguar ideja që ylli i futbollit të kalojë në klubin angle, shkruan 'The Athletic'. Ndërkohë 37-vjeçari portugez ka edhe 12 muaj në kontratën dyvjeçare që ai nënshkroi për t'u ribashkuar me Manchester United për një periudhë të dytë pas 12 vitesh si lojtar në skuadrat spanjolle dhe italiane.

Ronaldo dihet se ka rëndësi të madhe për United dhe nuk ka asnjë problem me trajnerin e ri Erik ten Hag.

Mbetet për tu parë nëse sezoni i ri do e gjejë Ronaldon në Manchester United apo tek Chelsea.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës