Cristiano Ronaldo te Bayern Munich? Oliver Kahn tregon vendimin e klubit bavarez

Cristiano Ronaldo te Bayern Munich? Oliver Kahn tregon vendimin e klubit bavarez

Ronaldo dhe Kahn

Cristiano Ronaldo është në kërkim të një ekipi. Largimi nga Manchester United e bën yllin portugez "të papunë", me merkaton e janarit që do jetë vendimtare për të ardhmen e lojtarit. Nga Gjermania, drejtori i Bayern Munich, Oliver Kahn ka treguar se të gjithë e duan Ronaldon në ekip, por klubi bavarez ka vendosur mos fillojë asnjë negociatë për lojtarin pasi ka politika të ndryshme.

"Mund të përjashtoj një lëvizje për të afruar Ronaldon. E kemi marrë parasysh, të gjithë e duam Ronaldon, por strategjia është e ndryshme. Ne kemi një ide të qartë, filozofinë se si duhet të bashkohet skuadra jonë", tha Kahn për Sky.

Kësisoj Kahn i ka "mbyllur derën" sulmuesit që është duke luajtur në Katar me Portugalinë për Botërorin 2022. Nëse 37 vjeçari do qëndrojë në Europë apo do provojë një përvojë në SHBA apo Arabi, do duhet të presim fundin e eventit të Katarit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan