Ç'thonë yjet për koronavirus? Astrologia: Lajme të mira për të gjithë botën, në Shqipëri nga nesër nis përmirësimi i situatës (VIDEO)

Situata e krijuar nga koronavirus në Shqipëri, ka bërë të gjithë të shpresojnë për një të neserme më të mirë. Muaji prill duket se do të jetë vendimtar për ecurinë e koronavirus si në vendin tonë ashti edhe në botë. Megjithatë në një lidhje skype në emisionin "Rreze Dielli" asteologia Meri Gjini jep lajme të mira. Ajo thotë se pas datës 26 Prill ato që kanë ndodhur në aspektin shëndetësor do të 'sprapsen' kurse për Shqipërinë do të kemi lajme të mira prej ditës së nesërme. 

"Uroj që të gjithë të jeni mirë me shëndetin dhe gjendjen emocionale, me mendimet, me emocionet, me raportet me njerëzit. Ka qenë një periudhë që testuam veten dhe na dha mundësinë të jetojmë nga fillimi gjërat që na lidhin me shtëpinë. Është një testim në fakt edhe për raportet në çift. Nesër do të dalin në sipërfaqe a ia kemi dalë në raport me këto testime. Gjëja e parë që dua të them është të duam njerëzit, të lëmë debatet apo sherret dhe nga nesër ti duam edhe më shumë të tjerët. Nga data 6 deri në 12 do të jemi më të lirë në kuptimin e bukur të fjalës. Përsa i përket kësaj problematike në shkallë botërore ( koronavirusit) që është një cështje serioze, kemi një lajm të gëzuar në 26 prill do të vjerë një lëvizje mbrapsh, nje regres, përsa i përket gjërave të shëndetit, nga dita e nesërme në vendin tonë do të ketë një lehtësim të situatës", shprehet astrologia. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Parashikimi yjeve për muajin Prill! Të gjitha shenjat në 'lupën' e Meri Gjinit (VIDEO)

Astrologia Meri Gjini thotë se ky muaj do të jetë vendimtar për aspektet shendetësore që po shqetësojnë të gjithë globin dhe shprehet se në këtë situatë raporti me veten është një nga gjërat më të rëndësishme. Në fillimin e muajit peshë do të kenë lëvizjet sociale dhe shëndeti, kurse në pjesën e dytë do të flitet edhe për lajme të mira në aspektin ekonomik. 

Dashi: Duhet të jeni të kujdesshëm në raport me eprorët tuaj në ambientet profesionale. Nuk përjashtohet mundësia e një zhgënjimi, por duhet të tregoni vlerat tuaja. Përsa i përket raporteve personale nuk do të jeni disforikë.  

 Demi: Keni Uranin me vete, ndjesia e parë do të jetë pozicionimi i liderit në raportet personale, kur këto raporte në fakt nuk kanë nevojë për lider, kështuqë kujdes me pjesën e drejtimit pasi nuk do ju pëlqejë rezultati. Kontrolloni reagimet tuaja. Nga ana tjetër ju favorizoheni nga të papriturat

Binjakët: Do të keni të reja, pas datës 12 do të shtohen lëvizjet tuaja sociale. Do të keni një muaj të mirë nga ana financiare. Raportet në dashuri mos i analizoni shumë në këtë periudhë. 

Gaforrja: Është një muaj disforik për Gaforret. Në datën 26 do të lehtësohet 24 orëshi juaj. Në 10 ditëshin e parë duhet të jeni të kujdesshëm në familje dhe punë. Duhet të mendoni bankat si opsion shpëtimi në rast të vështirësive ekonomike

Luani: Vështirësitë e kesaj kohe janë maksimale për ju. Por do të dilni të fituar në pjesën emocionale. Racionalët tuaj do të fitojnë, irracionalët mund të kenë përplasje të forta.
Virgjëresha: Keni një tendencë për të rënë në ujdi për marreëdhëniet ne punë. 
 Peshorja: Nga data 4 deri në 12 duhet të mbyllni paqartësitë në raportet personale. Hatërmbetjet lini pas, nuk është koha për t'i zgjidhur.  Shpërthimet mund tju bëjnë të rrezikoni vendin e punës.

Akrepi: Prioritet duhet të keni shëndetin dhe raportet familjare duke i dhënë maksimalisht vëmendjen tuaj. Lajme të mira në 10 ditëshin e fundit në aspektin ekonomik. 

Shigjetari: Do jeni disforikë në marrëdhëniet me ekonominë dhe duhet të jeni të kujdesshëm me vartësit tuaj. Me Venusin përballë do të ndiheni të bukur, të zgjuar.

Bricjapi: E vetmja gjë e rëndësishme që kemi, raporti me veten më i rëndësishmi. Duhet të kuptoni se nuk është leku gjithçka. Duhet të pershtateni me situatën në të cilën ndodhemi. 

Ujori: Do ta gjeni veten sikur do keni të papritura dhe kjo do ju krijojë ankth, por kjo gjendje do të imponojë qetësinë te ju. Do të merrni një shije të parë se cfarë do të merrni në 3 vitet e ardhshme. Duhet të bëni një bilanc të jetës suaj profesionale që të keni mundësi të bëni korrigjime për të patur pozicione të rëndësishme.

Peshqit: Duhet të jeni të kujdesshëm me fizikun dhe qetësinë shpirtërore. Është e thjeshtë të pësoni kolaps emocional, por  vëmendjen përqëndrojeni te fiziku juaj.

Ora 11:28
Parashikimi i yjeve, dy shenjat që duhet të kenë kujdes me shëndetin (VIDEO)

Shëndeti është kryefjala e këtyre ditëve kur bota po përballet me koronavirusin. Në një lidhje direkte në emisionin "Rreze Dielli", astrologia Meri Gjini ka folur veçanërisht se cfarë parashikojnë yjet për muajin Prill. Ajo është optimiste për një përmirësim të situatës pas datëa 23 të këtij muaji, por thotë se vecanërisht, shenja e Akrepit dhe Peshqit duhet të kenë kujdes me shëndetin. 

"Akrepi, Prioritet duhet të keni shëndetin dhe raportet familjare duke i dhënë maksimalisht vëmendjen tuaj. Lajme të mira në 10 ditëshin e fundit për ekonominë tuaj. 

Peshqit: Duhet të jeni të kujdesshëm me fizikun dhe qetësinë shpirtërore. Është e thjeshtë të pësoni kolaps emocional, vëmendjen te fiziku juaj", thotë ndër të tjera astrologia. 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 03/04/2020 14:14

    Vl duket qe i kan rene fondet medias shqiptare.

    Përgjigju
  • Silva: 03/04/2020 13:48

    Po patjetër I drejtë përderisa nuk ekziston mundësia financiare për të paguar qeranë qe nga individët e prekur nga dëmet e termetit deri tek çdo person nën limitin jetik financiar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet e 2016, i dha para pornostares që të heshtë! Avokatët: Padia e pabazë

SHBA/ Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet e 2016, i dha para pornostares që të heshtë! Avokatët: Padia e pabazë