Çuçi vizitë në fermën e manaferrave në Lushnje: Heqja e TVSH për imputet dhe ligji për produktet plehëruese dhanë efekt për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, në një vizitë në Lushnje ishte në një fermë manaferrash, të cilët shiten kryesisht në tregun vendas. Çuçi në vizitën e tij u shpreh se heqja e TVSH-së për imputet dhe ligji për produktet plehëruese janë dy masa që kanë dhënë efekt tek fermerët.  

“Besoj se edhe zerimi i TVSH-së së imputeve ka dhënë një dorë për uljen e kostos së prodhimit. Gjithashtu ligji i ri për produktet plehëruesë ka sjell disiplinimin e përdorimit të plehrave dhe nga fermerë të tjerë. Ndryshimi që ne bëmë për t’i çertifikuar të gjithë sipas vendit të origjinës ka rezultuar shumë efikase për të rritur në finale sigurinë ushqimore për konsumatorët. Ka rritur gjurmueshmërinë dhe kontrollin,”- tha ministri Çuçi.

Ligji për produktet plehëruese i miratuar në fillim të këtij viti synon gjithashtu edhe mbrotjen e mjedisit nga përdorimi i produkteve plehëruese në bujqësi. Në vijim të vizitës tek ferma e manaferrave në Krutje, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përsëriti thirrjen për të aplikuar për të aplikuar për fondet e programit IPARD.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë