Çudia e garës brenda PD, Ibsen Elezi: S'e di ende pse jam skualifikuar, PD s'më informon! Do e padis nesër në gjykatë, do kërkoj anulim të zgjedhjeve

Gara për kryetarin e ri në PD , përveç kritikave të ashpra për paaftësinë e Lulzim Bashës për të fituar dhe se gara është e pabarabartë, në të ka edhe çudira nga strukturat drejtuese të saj. Pikërisht këto parregullsi kanë dalë në pah me skualifikimin e Ibsen Elezit, i cili nuk u lejua të garojë për kreun e PD nga kryesia. Vetë Elezi ende nuk e di se kush janë arsyet dhe kriteret mbi të cilat kandidatura e tij nuk është pranuar. Në emisionin 'Repolitix" në Report Tv, Elezi tha se pavarësish kërkesë së tij ai ende nuk ka një dokument për të kuptuar se pse është skualifikuar nga gara, pasi kryesia e PD nuk ia jep këtë informacion që duhet të ishte bërë publik që një ditë pas vendimit për përjashtimin e tij nga gara.

"Në 10 ditë nuk marr dot një dokument që duhet të ishte bërë publik tashme për kualifikimin e kandidatëve dhe përjashtimin tim. Kur e pash që nuk është bërë publike vendimi i kryesisë, kam bërë kërkesë se cilat janë vendimet e kryesisë dhe kriteret se pse nuk jam kualifikuar. Kjo zallamahi vjen se në PD nuk funksionon në mënyrë institucionale, unë nuk marr dot asnjë lloj informacioni", tha Elezi.

Pikërisht për këtë arsye Elzei tha se ai do të padisë ditën e nesërme në gjykatën e Tiranës PD se pse nuk mund të marrë informacionin dhe do të kërkojë anulimin e zgjedhjeve në PD që do të mbahen më 13 qershor. Elezi tha se mbajtja e zgjedhjeve në këto kushte nuk mund të bëhen pasi nuk janë të barabarta dhe nuk zhvillohen mbi parime demokratike.

"Nesër do i drejtohem gjykatës për këtë rast dhe do të kërkojë pezullimin e garës. Edhe grupi 'Për PD' duhet ta ndjek këtë padi madje edhe kandidatët e tjerë. Mbajtja e zgjedhjeve në kushte dhe shanset e barabarta janë parime dhe po se kërkuan të gjithë kandidatët nuk e kuptoj pse duan të zhvillojnë garën", tha Elezi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin