Çudit Afrika, kontinenti i mbijeton rritjes eksponenciale të rasteve Covid

Çudit Afrika, kontinenti i mbijeton rritjes eksponenciale të rasteve Covid

Ndërsa nga shumë pritej që infeksioni i koronavirusit të bëntë ‘kërdinë’ në Afrikë, duket se kontinenti ia ka mbijetuar një rritje "eksponenciale" të rasteve të koronavirusit të regjistruara diku tjetër. Sipas OBSH, kjo ndoshta për shkak të dendësisë së ulët të popullsisë së saj, klimës së nxehtë dhe të lagësht dhe moshës së re të banorëve të saj.

Afrika aktualisht ka 1,439,657 infeksione me 34,706 vdekje, një shifër shumë më e ulët se ajo e kontinenteve të tjera.

"Transmetimi i koronavirusit në Afrikë është shënuar nga relativisht më pak infeksione, të cilat kanë rënë në dy muajt e fundit," tha OBSH në një deklaratë. Sipas Organizatës, në katër javët e kaluara janë regjistruar 77,147 raste të reja kundrejt 131,647 në katër javët e mëparshme.

Agjencia e Shëndetësisë e OKB tha se disa nga vendet afrikane më të prekura nga pandemia si Algjeria, Kameruni, Etiopia, Gana, Bregu i Fildishtë, Kenia, Madagaskar, Nigeria, Senegal dhe Afrika e Jugut kanë parë një rënie të vazhdueshme të infeksioneve në dy muajt e fundit. Te nivelet e ulëta kanë ndikuar "kombinimi i dendësisë së ulët të popullsisë, klimës së nxehtë dhe të lagësht dhe përqindjes së lartë të të rinjve".

"Rreth 91 për qind e infeksioneve në Afrikën nën-Sahariane kanë përfshirë njerëz nën moshën 60 vjeç dhe më shumë se 80 për qind e rasteve kanë qenë asimptomatike", tha OBSH.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend