Çudit Sali Berisha, kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës

Çudit Sali Berisha, kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës

Sali Berisha

Nga arresti i shtëpisë Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

As këtë herë nuk ka surprizuar me deklaratat e tij, pasi është shprehur se Shqipëria nuk plotëson kriteret politike të jetë anëtare e aleancës së NATO-s.

“Dhe Shqipëria duhet të përmbushë çdo detyrim, pasi la detyrimet që kishte për buxhetin 2 përqind. E reduktoi buxhetin e mbrojtjes në shifra qesharake. Bazat e ushtrisë u bënë pre e mafies më të rrezikshme të Europës. Për dijeninë tuaj, ata që nisën përgatitjen për bazën e Kuçovës, u arrestuan pa asnjë motiv nga rilindësit sapo erdhën në pushtet. Dhe në një akt tjetër të turpshëm, Edi Rama urdhëroi zhdukjen nga të gjitha institucionet e flamurit të NATO-s, vetëm e vetëm se kjo ishte një arritje e paraardhësve të tij. Sot, mendoj se në rrafshin politik, Shqipëria nuk plotëson më kriterët politike për të qenë anëtarë e kësaj aleance.

Si në asnjë vend tjetër të aleancës dhe në kundërshtim flagrant me parimet më themelore të një shoqërie të lirë, sot të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu. Sot, 93 përqind, 95 përqind e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar dhe të zgjedhur, i përkasin partisë shtet dhe ky model nuk ka asgjë të përbashkët me modelin politik të anëtarëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Sot njeriu që ka përqendruar të gjitha pushtetet, përdor sistemin gjyqësor për grusht shteti kundër parlamentit, për të marrë pushtetet e parlamentit.”, tha Berisha.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/03/2024 01:05

    Kushtet mund te mos i plotesojme,por kush je ti qe thua qe s'duhet te jemi anetare?! A nuk ishe ti qe cove per skrap,apo i shite,apo i le te degradonin cdo gje qe kishte trasheguar ushtria nga koha e komunizmit?! A nuk ishte djali jot i dashur ,Shkelzen Berisha qe municionet e predhat, qe shteti shqiptar i kishte marre duke u shternguar deri ne skamje e sakrifica rripin popullit te thjeshte,i trajtoi sikur ja kishe blere ti me parate e tua e beri c'deshi?!Po tanket,aeroplanet,nendeteset,kunderajroret,etj me parate e tua i bleve qe i shite tek miqte e i cove per skrap?! Nejse,Berisha po hyn ne muajin e 4-te te burgimit.Vertet eshte mjaft komod meqe eshte ne shtepi,por prape burgim eshte dhe SB nuk eshte me 40 vjec.Fillon e flet me vete si fillim e pastaj kalojme ne xhevahire te tilla,te tjerat vijne me vone.

    Përgjigju
  • Arberi: 28/03/2024 19:43

    Sali Berisha ka qene,eshte dhe do jete sa te kete ymer,e keqja me e madhe e kombit shqiptar.Rithemelimi perbehet nga kasta e vjeter e PD,e njerzve me te korruptuar,por besnik te Saliut,sepse kane gjynahe te perbashketa dhe presin pasojat.Te rinjte qe i shkuan pas jane te implikuar ne krime dhe Berisha me mjeshtri ua ka vene ne dukje dhe i ka detyrue t'i shkojne pas dhe te tjeret jane servila,karrjerista,me mendimin qe me fitoren e Berishes sigurojne poste ne qeveri.Qeverine e shohin stacionin ku do vjedhin e pasurohen.Partia Demokratike zyrtare,nuk mund te vije ne pushtet,me kryetar Bashen,me shume akuza te renda,qe ai nuk ka guzimin t' sqaroje.Si perfundim :Partia Demokratike ka vdekur.Ajo duhet te spastrohet sa me pare si domosdoshmeri per te ardhmen e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Niku: 28/03/2024 19:28

    Saliu eshte budallepsur nuke ka me llogjiken e te folurit ,,harroj bemat kur ishte ne pushtet te gjitha repartet i shiti per skrap pasi beri trafik armesh i hapi depot,,dhe gjyqesorin e emeroteca ai me te bijen..ahh mor Sali komunisti I di populli fare mire te zezat qe I ke bere.

    Përgjigju
  • XXX: 28/03/2024 19:26

    Sigurisht eshte nje i cmendur,por akoma me te cmendur jane ata qe i shkojne pas.Ti themi sherim te shpejte eshte nje urim kot.Saliu nuk sherohet.Nuk e lejon edhe mosha,por urojme te sherohen disa te rinj qe i shkojne pas,si Gjekmarkaj,Bardhi i zi e te tjere.Amin !

    Përgjigju
  • rimi: 28/03/2024 19:19

    Edhe po pate të dtejtë, prap ti s'ke më të drejtë. Ti je një ZERO!

    Përgjigju
  • Tao: 28/03/2024 18:46

    Ky nuk perben me lajm, thjesht eshte nje i lajthitur qe s'e degjon me kush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë, as duke shumëzuar 7x7=42

Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë, as duke shumëzuar 7x7=42